Pogba dhe Vidal larg Torinos, synohet Isco

26 Qershor 2015, 15:33Sport TEMA

Pas sfides ne gjysmefinale te Champions League, rruget e Juventusit dhe Realit te Madridit tashme do te kryqezohen ne merkato.

Fillimisht bardhezinjte mund te shohin te largohen nga Torino 2 prej lojtareve kryesore, si Arturo Vidal dhe Paul Pobga. Spanjollja Marca e ben te sigurte se Juventus tashme ia ka shitur nje klubi te madhe mesfushorin nga Kili Vidal por zyrtarizimi do te behet pas perfundimit te Kupes se Amerikes. Gjithsesi edhe pse ka shume aludime ende asnje media nuk ka mundur dot te gjeje emrin e skuadres se re te Vidal edhe pse perflitet per Arsenalin dhe Realin e Madridit. Por larg Juventusit duke edhe Paul Pogba qe tashme eshte kthyer ne lojtarin me te te kerkuar te merkatos per klubet me te medha Europiane.

Pas lajmeve per interesimin e Barcelones, tashme ne skene ka dale edhe Reali i Madridit per sherbimet e mesfushorit francez. Madje madrilenet sipas mediave spanjolle kane avancuar aq shume saqe po behen gati per te perpiluar nje oferte konkrete per Pogba. 50 milione Euro, plus sherbimet e Isco dhe heqjen e te drejtes per riblerjen e Alvaro Morates, kjo eshte oferta qe klubi madrilen do te coje te skuadra bardhezi. Deri diku kjo mund te jete nje oferte qe mund ta joshe trajnerin Allegri, I cili eshte ne kerkim te nje fantazisti dhe Isco do te permbushte me se miri deshirat e trajnerit Italian. Ne krahun tjeter edhe vete Isco eshte I pakenaqur nga qendrimi ne Madrid ku nuk eshte aktivizuar aq sa ai deshiron dhe ne Torino do te ishte titular fiks. Kohet e fundit Juventus shfaqi interesim per brazilianin Oscar, por klauzola per prishjen e kontrates me Chelsea prej 150 milione Eurosh ka bere qe drejtuesit e Juventusit te bejne nje hap prapa ne kete tratative.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje