Ditë vendimtare për të ardhmen e kapitenit të Kombëtares shqiptare.
Të paktën duke i besuar asaj që shkruajnë mediat italiane, Lorik Cana është drejt largimit nga Lacio dhe për të në fakt nuk mungojnë ofertat në klubin kryeqytetas.
Në ditët e shkuara është folur për interesimin e Shalke 04, por siç bën të ditur në versionin e saj të printuar “Il Messagero”, lajm që e përcjell më pas edhe “TuttoMercatoweb” veç “bluve mbretërorë” në ndjekje të Lorikut është dhe një klub tjetër i Bundesligës, pikërisht Bajer Leverkusen, klub që do të luajë këtë vit Champions League duke e nisur nga ndeshjet e play-off, pasi e përfundoi kampionatin në vendin e 4-ët të klasifikimit.
Në të shkuarën Cana ka pranuar publikisht pëlqimin e tij për Bundesligën si një preferencë e lindur për shkak të futbollit që aplikohet aty, mënyrës se si e përjetojnë tifozët futbollin, por padyshim dhe ambicies për të vijuar një tur prestigji në kampionatet më të fortë të Europës, pas eksperiencave në Ligue 1 në Francë, Premier League angleze, Superligën turke dhe së fundmi dhe Serinë A.
Gjithsesi, përsa i përket të ardhmes së Canës, tashmë 31-vjeçar nuk përjashtohet edhe një pistë më ekzotike, pasi mediat italiane konfirmojnë interesimin e fortë në drejtim të tij edhe nga disa klube të MLS, Ligës Amerikane të Futbollit, aty ku po investohet gjithmonë e më shumë për të rritur popullaritetin e kësaj loje dhe ku aktivizohen tashmë disa nga yjet më të famshëm të futbollit europian.
Gjithsesi, në transferimin e Canës një rol të rëndësishëm ka dhe Lacio, pasi Loriku ka një kontratë që skadon vitin e ardhshëm dhe presidenti Lotito kërkon të përfitojë një shumë financiare që sipas mediave italiane është të paktën 1 milionë euro nga transferimi i tij.
☆ ☆ ☆
Mis shko Lorik
Se nuk je për gjynof!
Tifoz më gjermanët jam
Po ke BALER un nuk e njoftuar ?
☆ ☆ ☆
Mis shko Lorik
Se nuk je për gjynof!
Tifoz me gjermonët jom
Po ket BALER un nuk e njof ?
Pak dite me pare u tha se Marseje i uronte mireseardhjen kapitenit.
Me keqardhje them se Lorik Canes i ka ik koha te jete ne perfaqesuesen Shqiptare.
E duam shume, i puthim kembet per cfare ka bere, por perfundimisht i ka ikur koha dhe kete gje ai vete duhet ta mirkuptoje.
Ne ndeshjet e fundit qe ka luajtur ose ja ka var ose ska kapacitet te ndjeki kundershtarin.
Kjo i bie te tregohet ne fillim sezoni se sa i afte do jete, por per mua ka marr fund si lojtar.
Respektin do tja ruajme edhe mbas vdekjes ketij futbollisti te nderuar, por per futboll seshte me.
ALLA ALLLA co ky ekip BALER,ne fakt ket meriton Cana tani qe u plak .