Mediat sociale po pushtohen këto ditë nga fotot e lojtarëve të ekipeve gjermane, të cilët kanë zgjedhur destinacione të largëta për të kaluar pushimet, mëse të merituara pas një sezoni të ngjeshur.
Momente relaksi, qetësie por edhe adrenaline. Le të shfletojmë albumin veror për netët e bardha të yjeve të futbollit gjerman. Kështu ndalesa e parë është pikërisht në profilin e yllit të Wolfsburgut Andre Schurrle, i cili shfaqet me një ekuilibër të shkëlqyer mbi një tavolinë sërfi duke njoftuar miqtë virtual se sapo i ka dhënë fund pjesës së parë të pushimeve në destinacionin që ai e quan thjesht parajsë dhe tashmë ndalesa e radhës është Vancuveri i Kanadasë.
Schweinsteiger poston një foto me tenisten serbe Ana Ivanovic në Londër, me të cilën sulmuesi u prezantua në ceremoninë gala të turneut të Wimbledon. Mesa duket për mesfushorin e Bayern Mynih kjo verë vijon të rezervojë romancë. Një tjetër atmosferë përcjell Niclas Bendtner i Wolfsburgut. Sulmuesi zgjedh të bëjë një koment minimalist i bindur se foto e tij flet vetë. Mesa duket për Bendtner të kapësh një krokodil është dicka rutinë ose thjesht një lojë fëmijësh.
Wolfsburgu dominon në këtë album duke sjellë edhe belgun Kevin de Bruyne në përjetimet e një eksperience të vecantë, mbreti i asisteve takon mbretin e xhunglës. De Bryne ecën krah për krah me luanët. Vijojmë me Aubameyang që ritakohet me shokët e vjetër. Feston mbrëmjeve dhe ditën luan në pishinë me ta dhe familjen. Caldirola qëndron mes reve. Në ditën e fundit të tij në Chicago zgjedh të postojë një selfie në lartësin e 412 metrave bashkë me të dashurën Marija. Boateng i etur për rreze dielli, hashtagu që vendos në foto e vërteton më së miri. Mario Goetze zgjedh rrugën e vështirë, edhe pse me plazhet e peisazhet fantastike qe rezervon Hawai ai zgjedh ecjet mes gurëve i shoqëruar nga mamaja dhe e dashura. Për ta mbyllur mendon Jerome Boateng që zgjedh pikërisht mollën e madhe, New York New York!