Ndoshta për faktin e afrimit të investitorëve të huaj, ndoshta për shkak kalimit në finalen e Champions te Juventusit apo edhe sepse prej një kohe të gjatë klubet italiane jane jashtë qëndrës së vëmendjes për sa i përket merkatos.
Pak rëndësi ka, por Serie A po kthehet.
Dhe një tregues i mirë është edhe vlera e shpenzuar në merkato nga skuadrat italiane.
Deri më tani 266 milionë euro të hedhura për blerjen e lojtarëve cilësore.
Më shumë se çdo kampionat tjetër. Edhe të mendosh se La Liga është ndalur në vetëm 231 milionë të shpenzuara.
Premier Ligue 188, Bundesliga 161 dhe Ligue 1 franceze në vetëm 44 milionë.
Një vit më parë në qershor shifra e shpenzuar nga klubet e Serie A në merkato ka qënë 126 milionë, më pak se gjysma e atyre që janë shpenzuar deri tani.
Gjithsesi një vit më parë luhej dhe Boterori i Brazilit dhe për këtë fakt merkato dilte në plan të dytë.
Por një arsye për të cilen klubet italiane po i rikthehen investimeve të medha lidhet me faktin e mungesës së sukseseve në Europë vitet e fundit, por dhe sepse presidentët italianë e kanë kuptuar se të vetëm nuk ia dalin dot dhe për këtë arsye kanë kërkuar miliona nga jashtë.
Një shembull i tillë janë dy skuadrat e Milanos, Milan dhe Inter.
Zikaltërit me afrimin e Kondogbia jo vetëm që treguan potencë në merkato por edhe hodhën një sinjal të fortë se duan te rikthehen në majat e Italisë dhe Europës.
Lojtarë të tjerë si Miranda, Murilo mund të shtojnë cilesinë.
Nderkohë që Milani pas zhgenjimeve të Xhekson Martinez dhe Kondogbia, ia ka dalë të marrë Bertolacin dhe Karlos Baka.
Por, merkato mund të mos ndalet me kaq.
Nderkohë, Juventus pas mbërritjes në finalen e Champions, ka marre talentin e Empolit, Rugani dhe Khedira, Mandzukic e Dybala, per të shtuar më tepër cilësinë.
Largimi i Tevez nuk pritet të ndikojë.
Roma, Lacio dhe Napoli ndodhen pak më prapa, por e rëndësishme është që kampionati italian po kthehet të shpenzojë në merkato.
Edhe pse është vetëm Qershori, mbetet kampionati që ka shpenzuar më shumë se të tjerët me 266 milion euro, ndoshta për italianët po projektohet rikthimi i viteve të arta në Europë.