Reali kundër La Ligës për të drejtat televizive

27 Qershor 2015, 16:22Sport TEMA

Real Madrid nuk ka vetëm probleme në merkato me lojtarë që duhen shitur apo blerë por dhe me krerët më të lartë të ligës spanjolle. Mësohet se klubi mbretëror ka dënoncuar hapur Javier Tebas, presidentin e La Ligës duke e akuzuar se 52-vjecari po shpërdoron të drejtat televizive të skuadrave spanjolle me qëllim që të fitojë sa më shumë federata. Logjika e drejtuesve madrilen është ajo që të gjithë klubet pretendojnë, duke qënë se blerjet e lojtarëve apo cdo lloj marketingu tjetër drejtuesit e ekipeve i realizojnë vet pa asnjë lloj ndihme nga federata, atëherë të drejtat televizive duhet të jenë me një çmim të arsyeshëm por jo i njëjtë për të gjithë.

Ajo që pretendon Reali është që jo të gjitha ndeshjet të shiten me të njëjtin çmim, pra një përballje Real-Barça kurrsesi nuk mund të jetë me të njëjtën vlerë si Celta Vigo-Villarreal. Një tjetër gjë që agjentët e Florentino Perez kanë zbuluar është përfshirja e vetë Tebas në këtë çeshtje gjë për të cilën nuk ka asnjë autorizim. Presidenti i La Liges i shet kompanive të ndryshme të drejtat televizive me cmime të ndryshme, duke parë fuqinë e tyre ekonomike mundohet të fitojë gjithmonë sa më shumë. Reali është i qartë përsa kohë kjo çështje nuk normalizohet nuk do të firmosë asnjë dokumet pasi e konsideron të pa logjikshme që ndeshjet e skuadrës së tyre, që kanë në përbërje disa nga lojtarët më të mirë të Europës, të transmetohet njësoj si një sfidë e një ekipi të një niveli tjetër.

1 komente në “Reali kundër La Ligës për të drejtat televizive”

  1. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    Asgje e re nga taborri edhe ashtu i shpartalluar i RRALIT !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje