Deri më sot njihnim majën e ajsbergut, sepse problemi paska qenë shumë më i thellë.
Josep Maria Bartomeu zbulon detaje që e thellojnë krizën e njohur që ekzistonte mes sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic dhe ish- teknikut të tij te Barcelona, Pep Guardiola.
Sipas një rrëfimi konfidencial që agjenti Mino Raiola i pati bërë Bartomeut në atë kohë, mësohet se sulmuesi 33 vjecar ishte gati ta conte edhe në përleshje fizike konfliktin me Guardiolën.
Në të vërtetë, Ibra shpenzoi një sezon të pafat gjatë 2009-10 në “Kamp Nou”.
Relatat e tij me Pep u ndërlikuan deri në pikën që cuan në largimin e tij me destinacion Milanin.
Gjatë një konference të Bartomeut lidhur me zgjedhjet presidenciale të Barcelonës, presidenti aktual njëherazi dhe kandidat për këtë post për zgjedhjet e reja, foli edhe për eksperiencën intriguese të 5 viteve më parë me agjentin Raiola.
“E njoh mjaft mirë Mino Raiolan.
Kam negociuar gjatë me të lidhur me Zlatan Ibrahimovic në vitin 2010.
Patëm shumë takime në atë kohë.
Kujtoj se gjatë një mbledhjeje ai më tha tekstualisht: Një nga këto ditë Ibra do ta rrahë me grushta Guardiolën.
Raiola është një personazh karizmatik dhe me shumë humor, por në atë rast ishte shumë serioz”, tha Bartomeu.
Bartomeu promovoi figurën e tij si kandidat për zgjedhjet presidenciale duke siguruar se nëse vijon ta ruajë këtë post, ai do të sigurojë përforcimet e një mesfushori të ri negociatat me të cilin, duket se janë arritur edhe pse nuk konfirmoi nëse ky është pikërisht Pol Pogba.
Ibrahim -0 -VICI eshte lojtar qe duhet mare ne konsiderate ,por ju lutem me thoni ,,Se sa klube ka nderruar ky lojtar qysh prej 2002 sepse une nuk mundem qe ti numeroj dot .
Ibrahimovici eshte QENI TIPIK I PARASE .
Ketu ,bravo i qofte se nuk ka te dyte si ai per perfitime financiare ,kur dihet se sot Sporti eshte PARA dhe asgje me shume ku X,Y,apo Z lojtari i thuhet nga kompanite e basteve ((((te cilat jane krijuar dhe subvencionuar nga UEFA +FIFA dhe pjesen e tyre te majme ne rruge te terthorta e cojne po tek UEFA + FIFA ))))) ,se KUR Duhet te Fitojen ,Kur Duhet te Humbin dhe Cili lojtar duhet dhe nuk duhet te shenoje gola .
Per te qene me te drejteperdrejte ne Sezonin 2009-2010 kur Ibrahimivici luajti per BARCEN ne krah te ETOS me duket dhe HENRYSE por ju lutem shikoni videot e asaj kohe se sa SHUME RASTE ka Shperdoruar Ai ,ne raport me lojtaret e tjere te BARCES .
AI dhe mundej ta grushtonte GUARDIOLEN ,por IBRA nuk ishte lojtar per nivelin e BARCES .
Nejse ,e Kaluar ,e harruar sepse IBRA nuk besoj se e mban shume inatin .
Normal cfar pret nga ky !?
Ky donte te ishte para Messit sic ka bere ne te gjitha skuadrat ku ka vajtur dhe Guardiola thjesht i tregoj qe komandoj un ktu D
ky eshte super atlet dhe super kampion