Skuadrat shqiptare kanë garuar në kompeticionet europiane që nga sezoni 1962-1963, kur Partizani luajti në Kupën e Kampionëve.
Që nga ajo kohë skuadrat tona kanë marë pjesë në të gjitha kompeticionet europiane, duke përfshirë edhe kupën Intertoto.
Tirana, Partizani, Dinamo, Vllaznia, Flamurtari, Skënderbeu, Kukësi, Teuta, Besa, Elbasani, Laci, Albetrol, Apolonia, Tomori dhe Bylis janë skuadrat shqiptare që kanë përfaqësuar futbollin tonë në arenën europiane.
Ekipi me më shumë pjesëmarje në Europë është Tirana, që regjistron 26 pjesëmarje me 70 ndeshje të luajtura, tek të cilat ka arritur 15 fitore, kundrejt 43 humbjeve, raporton Super Sport.
Bardheblutë kanë rekordin e 11 kualifikimeve në Champions League, Kupën e Kupave dhe Europa League, teksa 3 herë kanë arritur në 16 më të mirat e Europës falë edhe skemës së atyre viteve.
Ndërkohë, skuadra që ka kaluar më shumë ture në arenën europiane është Kukësi, që në debutimin në arenën kontinentale kaloi 3 raunde në Europa League.
Vllaznia është skuadra e dytë shqiptare që ka numrin më të madh të kualifikimeve, me 5 raste ku ka kaluar raundin e parë.
Më pas vijojnë Flamurtari, Dinamo, Besa, Teuta, Skënderbeu dhe Laci me të paktën nga një herë të kualifikuara pas raundit të parë.
Sukseset më të mëdha skuadrat shqiptare i regjistrojnë ndaj atyre malteze, që në 12 takime kanë regjistruar 7 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.
Pikërisht ndaj maltezëve janë regjistruar dhe fitoret më të thella, pasi Tirana ka fitoren më të thellë në Shqipëri 5-0 ndaj Sliema Wanderers më 1989 në Kupën e Kampionëve, ndërsa Vllaznia ka triumfuar në Maltë ndaj të njëjtit kundërshtar me rezultatin 0-4 në 1987 në Kupën e Kupave.
Vk komplet…
Per mu vec 1 skuader ka emer dhe ajo eshte Flamurtari qe q….iiiu partizanet e beogradit e boni krenar 1 shqiptari te tere!
Tamam, plus elminime per shkak te golaverazhit me Barcelonen – 2 here. S’ka ekip tjeter ne Shqiperi qe i barazon keto rezultate…
S’eshte e vertet o gazetar injorant i TEMES qe FLAMURTARI I VLORES ka kaluar vetem turin e pare te kupes se UEFE-S Ne sezonin 1987 VLORA pasi eleminoi PARTIZANIN E BEOGRADIT ne turin e pare (2-0 1-2) ne turin e dyte eleminoi VISMUT AUE te finlandes (1-1 2-1) dhe ne turin e trete u eleminua nga BARCELONA 4-0 NE BARCELON dhe 1-1 ne VLORE ku shenuan KUSHTA PER flamurtarin dhe SHUSTER per BARCELONEN
VISMUT-AUE ishte skuader e Gjermanise Lindore shoku.Sot luan ne Bundesligen 2 ose 3.Nuk jam i sigurt.
Stavri, ne Barcelone 0-0, ajo 4-1 eshte hera tjeter kur fitoi Flamurtari ne Vlore 1-0.
1-0 ne Vlore gol nga Kushta dhe 4-1 ne Barcelone. Perballja tjeter me Barcelonen doli 1-1 (gol Linecker ne minuten e fundit) dhe 0-0 ne Barcelone. Me Wismut Aue humben 1-9 ne Gjermani dhe fituan 2-0 ne Vlore…Ciklin e Flamurtarit e mbylli nje vit me pas Lech Poznan – 2-3 ne Vlore dhe 2-0 ne Poloni.
e rrahem barcen ne vlore ne 9 dhjetor 1987 ne ndeshjen e kthimit ku e beri golin sokol kushta ,ishte nje dite me shi dhe ne kishim 3 mungesa ,ku njeri ishte latua .
2 jave me pare barca na rrahu 4-1 sepse lojtaret n ete vetmen ndeshje nuk e degjuan loni curin i cili u tha qe te mos sulmonin por te kundersulmonin dhe ne pesuam 4 gola qesharake .golin tone me duket e shenoi vasil ruci apo vasillaq ziu se nuk me kujtohet mire .
barca kishte ate dite vec zubizarretes ,viktorin ,shusterin dhe linekerin .
ajo qe thua ti ka ngjare ne edicionin 1986 ku barazuam ne vlore ,ku shenoi vasil bota nje gol tek merimanga ne krahun e djathte te zubit dhe barazoi estebani me nje gol tipik katalanas ku ju fut nje top skic ne zone .
SK TIRANA, TURPI I SHQIPERISE NE EUROPE:
1969: Standard-SK Tirana 3-0
1988: SK Tirana-IFK Göteborg 0-3
1995: SK Tirana-Ha-po’el 0-1
1996: Croatia-SK Tirana 4-0
1996: SK Tirana-Croatia 2-6
1998: SK Tirana-Bratislava 0-2
1999: SK Tirana-VESTMANNAEYAR (Kush di dicka per kete ekip…? ) 1-2
2000 SK Tirana-ZIMBRU (Kush e njeh kete skuader…!? ) 2-3
2001: Apollon-SK Tirana 3-1
2003: SK Tirana-Grazer 1-5
2004: SK Tirana-Ferencvaros 2-3
2005: SK Tirana-CSKA Sofia 0-2
2007: SK Tirana-DOMZHALE (Kush di se ku bie ky ekip…!? ) 1-2
2008: SK Tirana pa pjesemarje
2009: Stabaek (Pjesemarrja e pare ne Europe) – SK Tirana 4-0
Po Kuksi me ke ka kaluar turnin me Barcelonen
Folni sa te doni po vetem Kuksi ka arritur ne Playof.
Ku bie kukesi?
kuksi per mua ka bere ate qe as flamurtari nuk e ka bere ,sepse ka kaluar 3 turne ,pavarsisht veshtirsise .
te rrime shtrember dhe te flasim drejt .
Per mua ndeshjet me te bukura i ka pas Flamurtari qe nga ana teknike ishin perfect.
Ndeshja ne Boegrad e pastaj takimet me Barcelonen.
Pastaj mos harroni se para viteve 90 skishte shitje dhe blerje ndeshjesh.
Lojtaret luanin tamam me shpirt.
Ndeshjet e Kuksit Jane ndeshje pleyout se je ngaterruar x te hyre ne grup