Laçi e ka mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e parë të vlefshme për turin e parë të Europa League ndaj ekipit azer, Inter Baku.
Laçianët e nisën mirë takimin, i cili u zhvilluan në stadiumin e tyre, duke kaluar në avantazh në minutën e 20-të me anë të Metos.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat edhe pse rastet për shënim nuk munguan për të dyja ekipet. Pjesa e dytë u nis në mënyrën më të keqe për ekipin shqiptar, pasi azerët arritën të barazonin që në minutën e 2 të kësaj pjese.
Deri në fundin e takimit asnjëra nga ekipet nuk arriti të shënonte dhe ndeshja përfundoi 1-1.
Me këtë rezultat të arritur në ndeshjen e parë, duket se laçianët i kanë minimizuar mundësitë për të kaluar në fazën tjetër, pasi Inter Bakut do t’i mjaftonte dhe një barazim pa gola për të kaluar më tej.
Në dy sfidat e tjera të ekipeve shqiptare në Europa League, Kukësi është duke fituar 2-0 ndaj Torpedo, ndërsa Partizani ka pësuar një gol në Norvegji ndaj Stromsgodset.
Hajde me fitore ne Azerbaixhan ose barazim 2-2