Muller: Falenderoj Man. United, por e ardhmja ime është te Bayerni

2 Korrik 2015, 11:15Sport TEMA

Nuk ka vend për alarm në radhët e tifozëve të Bayern Muenchen. Thomas Muller rithekson dëshirën për të qëndruar në “Allianz Arena”, pavarësisht këmbënguljes dhe ofertës së çmendur nga ana e Manchester United. “Djajtë e Kuq” i premtuan një kontratë 5-vjeçare me 114 milionë Paund në total sulmuesit gjerman, por përgjigja ka qenë e qartë dhe e prerë, jo.

“Kur merr një ofertë nga një klub, automatikisht je i detyruar ta studiosh, aq më tepër kur bëhet fjalë për një klub të madh dhe ky fakt më nderon shumë. Unë ndihem shumë mirë te Bayerni dhe kontrata ime me klubin skadon në vitin 2019 prandaj nuk kam çfarë të shtoj më tepër”, tha ai.

Një deklaratë që nuk lë shumë shtigje shprese për Manchester United pasi kampioni i botës i ka idetë e qarta. Por nëse Muller mund të konsiderohet një çështje e mbyllur, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Bastian Schweinsteiger, e ardhmja e të cilit në Bavari është ende në dyshim. Mesfushori gjerman nuk ka marrë asgjë vendim, duke studiuar me qetësi situatën pasi Manchester United ka shfaqur dëshirën për ta transferuar në “Old Trafford”.

7 komente në “Muller: Falenderoj Man. United, por e ardhmja ime është te Bayerni”

  1. ismeti says:

    nuk ja man tjeterkun se e lejn si shaqirin ne bankin

  2. gjembaci says:

    “ismet ” ,jo vetem ajo qe ti kumton eshte e vertete ,por mua me habit nje fakt qe ky tipi muller qe nuk eshte per mua as mish dhe as peshk ,e di apo nuk e di se cfare peshe ka mbiemri “”muller “.
    une mendpj se ai po ta dinte do te hiqte dore dhe do ta nderronte mbiemrin e tij ,sepse nuk eshte tomasi i afte per ate mbiemer .

    1. agim says:

      sikur te shihni pak me shume statistikat do t’a kuptoni sa kot ia fusni me kete percaktim per lojtarin me te efektshem per Gjermanine

  3. xxl says:

    O gjembac ky esht ai qe te fut golin nga se pret.

  4. gjembaci says:

    e njoh ,e njoh o i panjohur ,e pashe ne takimet e ch-liges .
    po nejse cdokush e mollis sipas qejfit te vete ,por ky eshte nje arapash i ftohte ,varet se si e shikon ti me ate syrin me xham apo pa xham .
    si djale eshte i edukuar ,por si lojtar eshte per mua i mbaruar .
    te rruat dhe e pac me ymer .
    une e kishja fjalen per ate legjenden gerdhard muller .

    1. fshatari says:

      o gjembac hiq dore nga futbolli se me nxjer mallin e Saliut kur ben sikur mer vesh nga p…dhi.
      Thomas Muller eshte nga lojtaret me te forte ne bote sepse eshte goleshenues rrace ne cdo lloj pozicioni ,vrapon rreth 2-3 km per ndeshje me shume se cdo lojtar tjeter dhe eshte i vlefshem edhe per fazen mbrojtese te skuadres

  5. jam says:

    Muller lojtar ”koti”. ha ha ha.
    Golashenuesi me i mire ne nje boteror,kampion europe (champions),kampion bote,….doni me per belulin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje