Juventusi në sulm për Oscar, Vidal drejt Madridit

2 Korrik 2015, 11:12Sport TEMA

Juventus me gazin në maksimum për çmimin e “Oscar”.

Nuk bëhet fjalë për statujën e famshme që nderon filmat më të bukur hollivudianë por për mesfushorin brazilian të Chelseat.

Beppe Marotta ka nisur kontaktet me klubin londinez për të rrëmbyer lojtarin nën urdhrat e Mourinhos, duke bërë propozimin e parë. 28 milionë Euro ofrojnë kampionët e Italisë për talentin e mesfushës së “bluve”, por oferta fillestare nuk është pranuar pasi Roman Abramovich kërkon të paktën 35 milionë.

Një diferencë jo shumë e madhe kërkesë-ofertë që mund t’i afrojë palët në një rrugë të mesme në të ardhmen.

Gjithsesi, nëse marrëveshja nuk arrihet, alternativa e brazilianit është mesfushori spanjoll i Realit të Madridit, Isco.

Në këtë pistë, situata mund të bëhet edhe më interesante pasi Rafael Benitez pëlqen kilianin Arturo Vidal, i cili mund të përfshihet në operacionin e aksit Madrid-Torino.

Sipas mediave spanjolle, Vidal ka arritur marrëveshjen me madrilenët për një kontratë 5-vjeçare, ndërsa për bardhezinjtë mund të shkojnë 30 milionë Euro nëse Isco nuk do të largohet nga “Bernabeu”.

Një tjetër emër që i intereson Realit është edhe Fernando Llorente, i cili ka dalë në shitje pas një sezoni të dështuar.

Bomberi bask është në listën e Florentino Perez por edhe në këtë rast, palët duhet të ulen për të diskutuar detajet e transferimit pasi presidenti Agnelli nuk kërkon të ulet në një tavolinë për më pak se 12 milionë Euro.

1 komente në “Juventusi në sulm për Oscar, Vidal drejt Madridit”

  1. gjembaci says:

    nuk ma mbush shume mendjen ky vidali qe perpos sjelljeve rrugacerore te pelqyeshme nga pjesa me llum ,nuk afron asgje tjeter te mire .
    po le te shohim se cfare do te ndodhe .
    mesa duket perezi e pelqen dhe ketu nuk ka asgje te keqe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje