Prezantohet Mihajloviç: Ky Milan do të jetë i frikshëm (tani ekipet e Seria A duhet të dridhen)

3 Korrik 2015, 15:56Sport TEMA

Sinisha Mihajlovic është zyrtarisht trajneri i ri i Milanit.

Prezantimi i tij sigurisht që tërhoqi vemendjen e të gjitha mediave italiane, por jo vetëm.

Edhe pse u paraqit me pak vonesë, ai mbërriti i shoqëruar në Milanello nga presidenti Silvio Berlusconi dhe administratori i deleguar, Adriano Galliani.

Pas fotove të rastit, trajneri serb u spostua në sallën e konferencave për shtyp ku shpalosi vizionin e tij për Milanin e së ardhmes:

“E dija që Milani është një klub i nivelit botëror dhe ajo që pashë këtu gjatë vizitës së parë, ma konfirmoi më së miri këtë bindje.

Po lëvizim shumë mirë në merkato dhe presidenti po mi plotëson të gjitha dëshirat. Milan është skuadër ambicioze.

Unë nuk jam një njeri me të shkuar kuqezi.

Fakti që vij këtu pa bërë karrierë në këtë në klub  është një detaj që më stimulon më shumë.

Do të punoj që t’i bind tifozët.

Kundërshtarët tanë duhet të kenë frikë nga Milani i ri.

Stadiumi duhet të jetë një pikë e fortë, një kështjellë. Objektivi është i qartë, të fitojmë sa më shumë ndeshje të mundemi.

Kemi marrë tre lojtarë që konsiderohen zgjedhje të para.

Në Itali nuk ka një projekt më ambicioz se ky dhe ne do të luftojmë që ta mbrojmë në fushë emrin e kësaj fanelle”.

Në vijim Mihajlovic u përqëndrua te çështjet teknike dhe ideja që ai ka për skuadrën që do të hedhë në fushë:

“Do të nisemi nga moduli 4-3-1-2.

Kemi shumë lojtarë sulmues dhe me cilësi.

Duhet të punojmë për t’i krijuar hapësirat e duhura El Shaarawyt në mesfushë.

Kam folur me të dhe po diskutojmë disa koncepte.

Cerci dhe Bonaventura gjithashtu do të na ndihmojnë shumë.

E kuqja e zjarrit dhe e zeza tremb kundërshtarët.

Këto janë dy ngjyrat e klubit ku unë bëj pjesë dhe ku do të punoj me profesionalizëm.

Duhet të rikthejmë menjëherë besimin.

Tifozët dhe shoqëria duhet të jenë të bashkuar dhe kam bindjen se në të ardhmen do të arrijmë rezultate të rëndësishme”.

Në vijim, fjalën e mori presidenti Silvio Berlusconi, i cili vendosi si objektiv kryesor rikthimin në Champions League.

Sipas numrit 1 të shoqërisë, Mihajlovic i ka të gjitha cilësitë për ta rikthyer Milanin mes skuadrave më të mira të Europës.  

10 komente në “Prezantohet Mihajloviç: Ky Milan do të jetë i frikshëm (tani ekipet e Seria A duhet të dridhen)”

  1. gjembaci says:

    shume bombastik ky serbi ,apo ashtu i do mushka drute ,te gjata .
    pordhe me rigon nga pordhashi i radhes ,serbska mihajllovici .
    rri njehere o lume e det e perrua ,fillo punen ,mer ca pike po munde se qe te matesh me juven duhet ti kesh ato te renda dhe jo si te lepurit o lepur fengu .(feng ne krahinizem quhet nje vend me bar te gjate dhe te holle 30-40 cm ku fshihet dhe gjen ushqim veshgjati frikacak ).

  2. niko says:

    …….po ketyre italianve milanez u kan ikur trute dhe syt fare , po nuk ben ky mut trainer per kete ekip …apo pak prova bene me ca te tjere , me vjen shume keq per kete ekip te madh Italian ku ka perfundua…….ky serbi vetem per ven skedina e per te shitur ndeshje eshte ,,,,,,,, po me thuani ku ka sot trajner serb me qe ky njeri u provua edhe ne disa ekipe te tjera e nuk beri asgje prej gjeje , a sa ka per tu pendua ky klub per kete zgjedhje koti……

  3. shqiptar says:

    kete e rrahi nje here igli tare ne tunel se bente si i forte

  4. RRADIKAL says:

    ky e ka te shkurter jeten tek MIlani….do ta pesoje si Terimi i turqise.

  5. berto says:

    Milani ka disa vite qe blen vetem sulmues,dhe per repartet e mesfushes dhe te mbrojtjes lene per te deshiruar.kjo vjen si rezultat i pa aftisise se Galianit dhe pordhacit Berluska,qe kerkon futboll te bukur duke investuar vetem ne sulm.

  6. riti says:

    Milani me kete trajner as vendin e 5 nuk do te kape ne kampionatin italian ,se ne evrope as qe behet fjale
    ,Milani i van bastenit,gulitit etj per shume kohe do jete vetem kujtim i bukur ,

  7. sit.. back....and relaks → says:

    merr ca rroga deri nga dhjetori se ne dhjetor merr valixhet zoti serb.

  8. Aleksander says:

    Mihajlloviç mund te jete lepur ,pordhash serb ,zgjedhje koti etj etj.Duket qe se paskeni ndjekur FARE Sampdorian e kampionatit qe kaloi.Ky ka nje cilesi themelore,qe e ka sidomos Mourinjo(une e urrej).Nuk e ze gjumi ne pankine si ndonje por i elektrizon ne vazhdimesi lojtaret,ne çdo moment ne çdo sekonde nuk do asnje lojtar jashte pozicionit apo te bredhi kot neper fushe.Nje loje te tille e luan sot Atletico I Madridit me Simeonen,por ky i fundit i karikon mire lojtaret para ndeshjes dhe pak nderhyn gjate 90 minutave.Ndersa Mihajlloviç nuk ju ndahet ,ua nxin jeten sa jane ne fushe .Une them qe ky do te kete sukses .

  9. hamzai says:

    cambio squadra,fino al licenziamento del mostro…milan + conigli = o

  10. abdylmutalipi says:

    XHELOZA TE PAAFTE,Serbet jane njesha ne sport art e kulture dhe shkence se harova TESLA n,7 milion jane ata 7 jemi dhe ne, por nuk ka te krahasuar cilesia .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje