Laporta president rikthen Guardiolën në stolin e Barcelonës?

6 Korrik 2015, 12:29Sport TEMA

Pep Guardiola mund të rikthehet te Barcelona nëse Joan Laporta arrin të fitojë zgjedhjet presidenciale të klubit që do të mbahen 18 korrik.

Kandidati për president lëshoi një mesazh të qartë duke bërë të ditur se trajneri aktual i Bajernit të Mytnihut do t’i ketë gjithmonë dyert e hapura tek blaugranat.

Gjithsesi një rikthim i Guardiolës mund të ndodhë në të ardhmen, pasi dhe për Laportën, Luis Enrique do të vazhdojë të jetë trajner i skuadres dhe për sezonin e ardhshëm. Laporta u shpreh se me Pep ka mardhenie shumë të mira dhe se vazhdon të ruaj kontaktet me të. Spanjolli ishte trajneri i parë i epokes Laporta në vitin 2008,duke fituar 11 trofe gjatë katër viteve të dretimit te blaugranat.

Laporta thuri elozhe edhe për Lione Messi per të cilin ka një dashuri të madhe duke i sjellë në vëmëndje futbolldashësve se fituesi i topit të artë në sezonin e fundit ka shënuar 57 gola në 58 paraqitje.

Sipas Laportës, Messi do të luaj në nivele te larta dhe për shume vite ndërsa gjatë deklaratës së tij theksoi faktin se argjentinasi dhe gjatë presidencës së tij kurrë nuk ka ndrhyrë në përzgjedhjen e trajnërve.

Laporta mohoi dhe zërat për një afrim të mundshëm të Ramos në “Camp Nou”, duke deklaruar se mbrojtësi i Realit nuk bën pjesë në planet e tij.

Më 18 korrik, Laporta do të garojë për postin e presidentit sebashku me Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu.

3 komente në “Laporta president rikthen Guardiolën në stolin e Barcelonës?”

  1. gjembaci says:

    ne fakt guardiola dhe filozofia e tij deshtoi ne gjermani .
    sido qe enrique nuk me pelqen ai i dha barces pos filizofise se saj dhe elementet e kunder-napadit me te cilat arriti ti koleksionoje te gjitha trofete.

  2. johan says:

    Se pari ka shume rendesi te fitoje Laporta sepse fiton filozofia e Johan Cruyffit.
    Me pas Luis Enrike duhet te vazhdoje te marre dhe tre trofete e tjera te sezonit.
    Se dyti perforcimet e Janarit do jene kyc per nje sezon tjeter te sukseshem.

  3. gjembaci says:

    “johan ”
    enrique ,eshte specialist i mire por nuk po gjen dot gjuhen e komunikimit sikur guardiola sepse ajo e shkrete eshte e lindur .
    natyrisht qe enrique do ti mare qe te tria trofete si me bilaon ne 8 dhe 15 gusht si me sevillen ne 11 gusht si dhe kupen e botes per klube ne dhjetor .
    por po te ishja une si guardiola nuk do te vija qe te merja barcen sepse nuk jane me ata lojtare dhe nuk po luajne me ate filozofi te guardioles se ciles per te qene i sinqerte ju zbulua receta dhe per kete flet deshtimi spektakolar ne ch-leaguen si ne turperimin qe i beri reali bayernit ne 2014 2 x : 4-0 dhe 1-0 si dhe barca sidomos ne ate 3-0 spektakolare ku messi e mori hakun e boterorit ,sepse ne ndeshjen e dyte barca fitoi ne pjesen e pare dhe ne pjesen e dyte nuk e la qe te turperohej guardiola .
    guardiola ,tani duhet te shkoje ,per mua ne angli dhe te mate forcat dhe krahet me murinjon ,duke mare nje ekip atje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje