Tashmë marrëdhëniet Starova-Duro nga një “thriller” mediatik, po shndërrohet në një “telenovelë” dramatike, ku personazhet në “seritë” e tyre, po tregojnë njeri pas tjetrit për një miqësi 30-vjeçare false midis tyre. Dueli në faqet e medias po zhvillohet “dhëmb për dhëmb”.
Sot ishte radha e ish-trajnerit të Partizanit Shpëtim Duro, që po në gazetën “Panorama Sport”, t’i kthente përgjigje sfidantit të tij, që duke përdorur një gjuhë pa “dorashka”, do ta portretizonte Starovën edhe si një njeri të shthurrur.
“Ai është një njeri që të gjithë njerëzit e dinë mirë se kush është. E përsëris që ai i njeh mjaft mirë cilësinë e qepës, hudhrës dhe të këngëve të Çelentanos. Kaq di ai!Ai e ka krijuar postin drejtor, vetëm që t’ua “fusë” trajnerëve. Të ishte burrë ai, nuk pranonte që ta merrte drejtimin e skuadrës”.
Edhe pse Shpëtim Duro, i cili aktualisht drejton skuadrën e Shkëndijës së Tetovës, nuk e thotë, ai e le të nënkuptohet qartë se shkaku i prishjes së miqësisë së tyre është stoli i skuadrës së Partizanit.
“Që nga momenti që ai u bë trajner i Partizanit, unë ia kam fshirë numrin e telefonit. Më kishin thënë edhe më parë të tjerët për atë se është një njeri që u fut thikën pas shpinës bashkëpunëtorëve”.
Duro në intervistën e tij bën edhe bilancin e sukseseve personale, fitimin e titullit kampion me Skënderbeun dhe fitimin e Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë me Besën, si tregues profesionalë të tij këta, që nuk kanë patur nevojë për mbrojtjen e pretenduar nga Starova, i cili është mirë të mos krenohet me titullin kampion të vitit 1993, sepse ai e di mirë se si është fituar.
“Çfarë ka mbrojtur ai? Kudo ku ka punuar ka pasur probleme. Puna e tij ka qenë, bëhu trajner, ik, bëhu drejtor, ik…! Këtë punë ka bërë ai. Ai njeh mire cilësinë e rakisë, cilësinë e hudhrës, cilësinë e qepës dhe këngët e Çelentanos. Në këto gjëra është superior ndaj meje”.
Edhe pse ka thënë kaq, trajneri Shpëtim Duro nuk e fsheh mllefin, duke u shprehur se “librin” e tij për Starovën do ta hapë pas Europa League, pasi duke lënë të nënkuptohet se nuk do të akuzohet si nxitës i prishjes së klimës në kampin e kuq para ndeshjes me norvegjezët e Stromsgodsetit.
Nesër, ndoshta pritet seria e re e “telenovelës” dramatike: Starova-Duro, “sherri” për stolin e kuq!/Sportal.al
Dy muaj e gjys me pare kur Sul Starova u bo drejtor teknik i Partizanit shkruaja ” tashti gjithcka do shkaterrohet”. Nuk ishte se bera ndonje ndonje parashikim te madh, thjesht nuk prisja asnje gje te mire prej tij.
Kur ka qene lojtar i Partizanit, luajti nga zori, te gjithe e dinin se e kishte deklaru vete qe ishte tifoz i 17 Nentorit. Nuk beri asnje ndeshje te mire me Partizanin per gjithe ato vite. U be trajner e drejtor disa here vetem kur Partizani ishte mire me leke, nuk fitoi pothuaj asgje (me perjashtim te ’93 kur asnje se kishte mendjen ke futbolli) dhe iku sa here qe binte pazari. Tashti erdhi prape per te rrujt ca leke, te veje ndonje bast me ndeshje te shitur dhe do iki prap.
Per trajneret ka nje mates,ai eshte kampionati,kupat e Europes .
Duro ka nje karjere sportive,ne kategorine e pare, ne super lige,dhe kupat e Europes,po keshtu dhe Starova.
Trofet e fituara,vitet e qendrimit ne super lige,kalimi i tureve ne kupat e Europes,tregojne aftesite e cdo trajneri,te tjerat jane lojra fjalesh.
Nga trajneret shqiptare,cili ka drejtuar skuadra futbolli,jashte Shqiperise.
Posti i drejtorit teknik,krahasohet me vitet ne drejtim,me koleget e tjere,qe kane mbajtur dhe mbajne kete post.
E vetmja aftesi e Sul pijanecit eshte te shkaterroj ekipet….ky eshte kanceri futbollit