Bayerni i Mynihut është gati të sakrifikojë shumë për të arritur te argjentinasi i Manchester United, Angel Di Maria.
Sipas të përditshmes “Bild”, ekipi gjerman mendon t’i ofrojë trajnerit Van Gaal Thomas Muller, Arjen Robben dhe një shumë të caktuar për të transferuar në Mynih sulmuesin bardhkaltër.
Inisiator i kësaj ideje është trajneri Pep Guardiola, duke përfituar edhe nga fakti që Manchester United ka shfaqur interes konkret për Muller gjatë muajve të shkuar.
Një tjetër një e rëndësishme që mund të lidhë dy klubet në një marrëveshje është edhe Bastian Schweinsteiger, gjithashtu një element që pëlqehet shumë nga trajneri Van Gaal, i cili kërkon t’i japë sa më shumë eksperiencë mesfushës së “Djajve të Kuq”.
Gjithsesi, është Muller çelësi për të arritur te Di Maria dhe Guardiola këmbëngul që argjentinasi të bashkohet sa më parë me ekipin e tij edhe nëse do të duhet që sulmuesi gjerman të sakrifikohet.
Aktualisht argjentinasi vuan nga një dëmtim i pësuar në finalen e Kupës së Amerikës, por kuotat e tij në Premier League kanë rënë shumë gjatë sezonit të fundit ku ka gjetur pak hapësira në skuadrën e Van Gaal.
Ai u transferua te Manchester United rreth një vit më parë për shumën rekord të 60 milionë stërlinave, prandaj klubi nuk ka ndërmend ta largojë pa arkëtuar një shumë të majme ose lojtarë të aftë për të plotësuar nivelin teknik të skuadrës, cilësi që Muller dhe Robben i kanë me shumicë./SS
di maria eshte “pushka e jevgut ” e radhes .
pordhe me rigon…jo po ti jape edhe Neuer bashke me ta….llafe gazetash per te shitur.