Nuk është risi interesimi i Barcelonës për mesfushorin francez Pol Pogba, por entuziasmi i katalanasve u shua javën e shkuar, kur oferta e tyre prej 80 milion eurosh u refuzua nga klubi juventin.
Sipas presidentit Josep Bartomeu, Barca nuk ka ndërmend të bëjë një ofertë të dytë të përmirësuar këtë verë, ashtu sic pritej, duke i mbyllur kështu dyert transferitmit të 22 vjecarit në “Kamp Nou”.
Sipas Bartomeut, fituesit e Champions Leagues kanë mbyllur cdo tratativë për Pogban, me mundësinë për të rinisur diskutimet ndoshta në merkaton dimërore:
“Nuk arritëm të përfundonim me sukses marrëveshjen për Pogban, ndaj ai nuk është më pjesë e planit tonë për sezonin e ardhshëm.
Pogba nuk bën pjesë në projektin tonë sportiv për sezonin 2015-2016.”
Kjo është deklarata që mbërrin nga presidenti aktual Bartomeu, njëherazi edhe kandidat për zgjedhjet e reja presidenciale që do të mbahen në 18 korrik, ndaj nëse ai rizgjidhet, projekti është i qartë.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë edhe alternativa tjetër në rast fitoreje të Juan Laportës, që gjithashtu garon si kandidat.
Në këtë merkato Barcelona përfitoi shërbimet e Aleix Vidal nga Sevija si dhe përfundoi me suskes marrëveshjen me Atletiko Madrid për Arda Turan, me shifrën e 41milionë eurove.
Katalanasit janë të penalizuar për të bërë afrime të tjera deri në muajin janar, pasi vitin e shkuar u konstatuan parregullsi në kontratat që ata kishin nënshkruar me të rinjtë nga jashtë.
Ndërkohë, presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, pohoi në fillim të javës se ylli francez mund të largohet nga bardhezinjtë deri në fund të kësaj vere, duke inkurajuar në këtë mënyrë shumë klube të tjerë që të afrohen me oferta për Pogban./SS
Andrea Anjeli nuk ka thene kurre qe Pogba do largohet,keto jane brockulla te gazetave.