Futbollisti me të cilin ëndërron të firmosë Juventusi në merkaton e kësaj vere e ka tashmë një emër dhe një mbiemër, ai është Mario Gotze.
Pas largimeve të Carlos Tevez dhe Andrea Pirlos dhe afrimeve të Dybala, Mandzukic, Khediras dhe Zazas bardhezinjtë nuk dëshirojnë të ndalen në merkato dhe kanë nisur nga puna për të realizuar goditjen big.
Sipas Tuttosport, gazetës që qëndron shumë pranë Juventusit, Massimiliano Allegri dëshiron një lojtar të madh dhe drejtuesit e kampionëve të Italisë do të bëjnë gjithcka për të kënaqur trajnerin e tyre.
Aktualisht kalimi i Gotzes në Torino ngjason më shumë me një ëndërr por duke parë problemet që ka njeriu që me golin e tij në finalen ndaj Argjentinës i hapi rrugën suksesit të Gjermanisë në Botërorin e Brazilit me trajnerin e Bayernit Guardiola, bardhezinjtë qëndrojnë me shpresë .
Fjalët e menaxherit të futbollistit 23-vjecar se Pep po shkatërron Gotzen janë një sinjal i qartë se raportet mes tyre nuk janë më si më parë.
Ish- lojtari i Dortmundit nuk ndjen më besimin e trajnerit spanjoll dhe talenti gjerman mund të mendojë seriozisht largimin nga bavarezët.
Bayerni e bleu Gotzen, për 37 milionë Euro nga Borussia 2 vjet më parë, por Juventusit kartoni i 23-vjecarit mund ti kushtojë reth 40 milionë Euro.
Një shifër e lartë për arkat e bardhezinjëve aq më tepër që Gotze te kampionët e Gjermanisë përfiton 7 milionë Euro në sezon.
Objektiv më real për piemontezët është Oscar i Chelsea-it, por merkato ka shumë të papritura dhe Andrea Agnelli mund ta bëjë një sakrificë duke transferuar sulmuesin gjerman në Torino, për të bërë të lumtur të gjithë tifozët bardhezinj.
Por, te Bayerni, Juventusi nuk pëlqen vetëm Mario Gotzen, por edhe qëndërmbrojtësin maroken Mehdi Benatia.
Ky i fundit në një intervistë ka theksuar se për të është një nder që kërkohet nga një klub i madh si Juve.
Gjithsesi edhe në këtë rast për të bindur Bayernin drejtuesit e 31-herë kampionëve të Italisë nuk do ta kenë aspak të thjeshtë.
edhe ju te Temes qendroni shume afer klubit bardhezi. nje arsye me shume per tju lexuar
Meqe Km eshte me Juven, atehere edhe Tema eshte me Juven.. ?