Di Maria te PSG për 60 milion euro, firma çështje orësh

9 Korrik 2015, 12:32Sport TEMA

Angel Di Maria me një këmbë te Paris Saint Germain.

Është ky lajmi që publikon e përditshmja franceze Le Parisien.

Futbollisti argjentinas ka zgjedhur Parisin si destinacionin e të ri për të vijuar karrierën ndërkohë që kampionët e Francës ja kanë dalë të mposhtin konkurrencën e Bayernit të Mynihut në garën për të mbrritur te 27-vjecari.

Sipas Le Parisien, Di Maria do të firmosë një kontratë për 4 apo 5 vitet e ardhshme me skuadrën e presidentit Naser Al-Khelaifi, ndërkohë që Paris Saint Germain do të derdhë në arkat e Manchester United 60 milionë Euro për kartonin e ish lojtarit të Realit të Madridit.

Transferimi i mesfushorit me tipare sulmuese në Parc Des Princes do të bëhet zyrtar në momentin që parizienët do të shesin mesfushorin tjetër Yohan Cabaye te Crystal Palace për 14 milionë Euro.

Pasi Uefa vendosi të heqë zyrtarisht barrierën e fair-play financiar duke mos pasur kufizime për të shpenzuar në merkato drejtuesit e klubit francez janë hedhur në sulm për të përforcuar skuadrën me elementë cilësorë.

Di Maria nuk është i lumtur në Manchester dhe 1 vit pas transferimit të tij te United po përgatit valixhet për tu larguar nga Old Trafford.

Për argjentinasin interesohet edhe Bayerni i Mynihut por Parisi tashmë është në pole-position për të firmosur me mesfushorin.

Djajtë e Kuq edhe pse shpenzuan 75 milionë Euro për të blerë nga Reali i Madridit kartonin e 27-vjecarit verën e kaluar janë gati ta largojnë atë për 60 milionë Euro./ SS

1 komente në “Di Maria te PSG për 60 milion euro, firma çështje orësh”

  1. mendi says:

    po ce donte bayerni kte pler

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje