Mexes rinovon me Milanin

8 Korrik 2015, 16:07Sport TEMA

Milan dhe Mexes së bashku edhe për një tjetër vit. Lajmi u bë i ditur nga klubi kuqezi nëpërmjet një komunikate në faqen e tij zyrtare.

“Ac Milan komunikon se Philippe Mexes ka zgjatur kontratën e tij deri në 30/6/2016 dhe do të jetë në Milanello të Shtunën e 11 korrikut”.

Në shtëpinë e Milanit vijon puna për të blinduar mbrojtjen. Pas lamtumirës së Adil Rami që u shit te Sevilla fillimisht dukeh se dhe Mexes nuk hynte më në planet e Mihajlovic por më pas erdhi dhe zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës.

Gjithsesi objektivi i vërtetë i Milanit për mbrojtjen është Alessio Romagnolli për të cilin klubi është hedhur në sulm duke patur në xhep edhe 2.5 milionë Eurot që arkëtoi nga shitja e Adil Rami.

Deri më tani Roma i është përgjigjur telefonatave të Gallianit se mbrojtësi nuk është në shitje por gjithçka ka të bëjë me hendekun e madh mes kërkesës dhe ofertës, pasi Roma e vlerëson kartonin e futbollistit te 30 milionë Euro ndërsa Milani është i gatshëm të vërë në pjatë rreth 18 milionë por synon të përfitojë edhe nga marrëdhëniet e Romagnollit me klubin verdhekuq ku nuk është më i lumtur me kontratën aktuale prej 400 mijë Eurosh në sezon.

1 komente në “Mexes rinovon me Milanin”

  1. ago says:

    Mekses ka rinovuar kontratën me Milan, dmth se ky Milan e madh paska përsëri ambicje edhe këtë vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje