Pep Guardiola thur elozhe për Douglas Costën. Futbollisti brazilian është blerja e madhe e Bayernit në këtë merkato pasi i kushtoi arkave të kampionëve të Gjermanisë plot 30 milionë Euro. Ai shihet si pasuesi ideal i njërit mes Robben dhe Ribery.
Sipas trajnerit spanjoll 24-vjecari i ardhur nga Shakhtar Donetsk do të ketë një ndikim të madh në përmirësimin e skuadrës pasi zotëron cilësi të jashtëzakonshme:
“Ne kishim me të vërtetë nevojë për një lojtar si Douglas Costa. Ai ka kualitete të jashtëzakonshme në lojën një për një. Është i ri në moshë, ka luajtur në Champions League dhe gjithashtu është pjesë edhe e kombëtares së Brazilit. Ne ishim të bindur për cilësitë e tij prandaj besuam te Douglas Costa”.
Prej disa ditësh Bayerni ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.
Guardiola është i kënaqur me mënyrën sesi kanë ecur gjërat për bavarezët deri tani:
“Është një periudhë e mirë për ne, por me pak stres. I kemi nisur mirë përgatitjet, lojtarët janë stërvitur në mënyrë të shkëlqyer gjatë kësaj periudhe”.
Në fund dicka edhe mbi jetën personale.
Pep Guardiola pavarsisht suksesit dhe famës së madhe që ka fituar gjatë këtyre viteve vazhdon të jetë një njeri shumë i thjeshtë:
“Puna ime është ajo e trajnerit, por unë jam thjeshtë një njeri normal. Unë vazhdoj të kem kontakte me njërëz të ndryshëm në qytet apo në restorante të ndryshme, pasi e dashuroj këtë gjë”./ SS
ti guardiole mundesh te jesh njeri normal ,por situata tek bayerni duket anormale .
ti me idete e tua te fantaksura do ta cosh dhe kete vit bayernin poshte e me poshte ne pikiaten e tij ,gjithmone ne europe sepse ne gjermani bayerni e ka zhdukur konkurencen per te zeze te vet dhe titulli i bundesliges eshte bere gjeja me e pavlere ne futbollin gjerman .
une mendoj se ti guardiole gabon kur kerkon qe te gjesh lojtar qe te luajne nje per nje ,kur bayerni historirkisht luan loje kolektive dhe kurre nuk eshte shquar per individualizem .
po ky lojtar qe do te luaje nje per nje , sa lojtare te tjere do furnizoje me topat e tij .
pastaj ne e pame se cfare ndodhi me messin ne copa amerika ,ku argjentina luajti vetem me heliocentrizem dhe jo me policentrizem .
kilianet dhe jo ata vetem e bllokuan messin me 3 lojtare dhe ate messin asnje lojtar tjeter nuk e dubloi apo mbeshteti .
teutonet dhe gjithe ekipet e tjera kane formatin e tyre dhe ti kurre nuk mundesh qe te implementosh lojen qe ti ke aplikuar ne ekipet qe ke trajnuar me pare ,sepse do deshtosh sic dhe deshtove ne keto 2 vite ,gjithmone kur behet fjale per ne europe apo bote .
edhe sikur vete messin ta maresh tek bayerni do te deshtonte sepse perberja e bayernit eshte e tille qe do ta detyronte messin te bente te gjithe punen qe bejne 3 mesfushore dhe nje pasues dhe nje shenues ,praktikisht e pamundur .
ik or guardiole dhe lerja bayernin nje trajneri gjerman sepse ata jane esnafer dhe dine se si te fitojne .
verej me keqardhje se guardiola kohet e fundit eshte bere dhe mistrec dhe gernjar me lojtaret e tij .
koha therret ne skene nje jup heinckes .
injorant me gjithe lecka..