Roma nuk heq dorë nga Edin Dzeko.
Është pikërisht 29-vjecari boshnjak i Manchester City-it, objektivi i parë i kryeqytetasve për sulmin.
Bisedimet mes palëve janë një fazë të avancuar megjithatë javën e ardhshme pritet të realizohet një tjetër takim mes drejtuesve të Romës dhe atyre të Citiziens që mund ti japë një zgjidhje përfundimatare cështjes së transferimit të Edin Dzekos te skuadra verdhekuqe.
Momentalisht Roma ofron 22 deri në 24 milionë Euro përfshirë këtu edhe bonuset për kartonin e sulmuesit, ndërkohë që Manchester City për ta lënë të lirë lojtarin pretendon të arkëtojë 28 milionë Euro.
Një distancë jo shumë e madhe ofertë-kërkesë por që gjithsesi për të arritur një akord dy klubet duhet të gjejnë një rrugë të mesme që mund të kënaqë të dyja palët.
Por te Roma nuk po mendojnë vetëm për merkaton në hyrje por edhe për largimet.
Një transferim i mundshëm i Dzekos në kryeqytetin italian, do të shoqërohet me largimet e Mattia Destros, Seydou Doumbia dhe Gervinhos, pasi për sulmin verdhekuqët kanë blerë edhe spanjollin Iago Falque.
Ndërkohë, Manchester City nga ana e tij e ka gjetur emrin e zëvendësueit të sulmuesit boshnjak.
Ai është argjentinasi i Napolit Gonzalo Higuain për të cilin interesohet edhe Arsenali.
Për të bindur presidentin e klubit të kaltër Aurelio De Luarentis, duhet një ofertë prej rreth 70 milionë Eurosh.