Prindërit e Kasijas: Se ka dashur asnjëherë, pasi ishte i shkurtër

13 Korrik 2015, 10:07Sport TEMA

Babai dhe nëna që hidhen në mbrojtje të djalit të tyre.

Është gjëja më normale në botë, dhe kështu ndodh në fakt edhe me prindërit e Iker Kasijas.

I ati i portierit Lose Luis, dhe nëna e tij Mari Carmen nuk i kursyen akuzat pas lamtumirës së detyruar të djalit të tyre nga Reali i Madridit.

Mbi të gjitha e ngrëjnë gishtin e akuzës kundër Florentino Perez, ndërsa u shprehën:

“Iker u trajtua mirë nga Lorenzo Sanz e Ramon Kalderon, por Perezit nuk i pëlqente.

Ky president nuk e ka dashur kurrë pasi nuk është i gjatë.

Perez e ka patur gjithmonë fiksim të merrte Buffon te Reali.”

Prindërit e Kasijas e kanë një justifikim edhe për faktin se edhe rendimenti i tij në fushë nuk ka qenë në lartësinë e emrit të tij, sidomos në këto dy sezonet e fundit.

“Është detyruar të durojë gjëra që nuk janë thënë kurrë”, deklaruan prindërit e Kasijas, duke shtuar:

“Ka duruar presione psikologjike, është diskriminuar në krahasim me lojtarët e tjerë dhe është njollosur padrejtësisht.

Perez ka orkestruar një fushatë denigruese në drejtim të djalit tonë, dhe që nga 2010 e këtej ka patur dhe mbështetjen e mediave dhe gazetarëve të ndryshëm”.

Në fund një shigjetë të fortë ndaj Perez e lëshon nëna e Kasijas, Maria Carmen, duke deklaruar se Kasijas kishte shumë oferta por Perez nuk donte që Iker të shkonte te një skuadër e madhe, pasi nuk donte që të kishte sukses.

“Porto është në nivelin e një skuadre të Kategorisë së Dytë.

Im bir meritonte më tepër, meritonte një skuadër si Barcelona pasi aty janë zotërinj”, deklaroi nëna e Kasijas./ SS

1 komente në “Prindërit e Kasijas: Se ka dashur asnjëherë, pasi ishte i shkurtër”

  1. nipi i hysniut says:

    Perez,nje gjarper i verte.qe ka kultivuar tek Reali arrogancen dhe egersine.Dhe ne fund e kane marre ate qe meritojne:
    Breket ne fund te kembeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje