Nioni kërkonte vijimin e ndeshjes pa qenë në dijeni të situatës. Zyrtarët nuk respektuan asnjë rregullore
Paaftësia e zyrtarëve të UEFA-s gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri e bëri shumë më të thjeshtë vendimin e CAS-it të Lozanës në favor të kombëtares shqiptare të futbollit.
Mosrespektimi i rregulloreve thelbësore të ndeshjes nga gjyqtari Martin Atkinson, delegati i UEFA-s, Herri Bin, dhe oficeri i sigurisë së UEFA-s, Vincent Egbert, si dhe fakti se secili prej tyre mundohej t’ia kalonte kompetencat tjetrit rreth menaxhimit të ndeshjes, ka bërë që çdo akuzë ndaj palës shqiptare të binte lehtësisht para panelit të CAS-it.
Duke e cilësuar Serbi – Shqipëri si një ndeshje të rrezikshmërisë së lartë, teorikisht UEFA duhej të ishte e përgatitur për çdo skenar të mundshëm në stadiumin “Partizan” të Beogradit, përfshirë këtu edhe ndërprerjen e takimit.
Por personat e dërguar në Beograd si përfaqësues të UEFA-s kanë bërë gjithçka gabim në administrimin e kësaj ndeshjeje në momentet kur profesionalizmi i tyre duhej të dilte në pah, raporton gazeta Shqip.
Megjithatë, paaftësia ka filluar nga zyrtarët e lartë të UEFA-s në Nion, të cilët menaxhojnë nga qendra operative e tyre ndeshjet që luhen.
Në paragrafin 216 të argumentimit të CAS-it, vihet në dukje se zyrtarët që gjendeshin në Zvicër, mes të cilëve eksperti i sigurisë së UEFA-s, Keni Skot, dhe shefi i Garave në UEFA, Xhiorxhio Marketi, kërkonin me ngulm gjatë kontakteve të tyre telefonike me përfaqësuesit që gjendeshin në stadium që ndeshja të rifillohej.
Sipas CAS-it, në Zvicër nënvlerësonin rëndësinë e ngjarjeve dhe rrezikun që perceptonin futbollistët shqiptarë në Beograd.
Më pas, paneli i CAS-it ka bërë të qartë se si nuk ekzistonte asnjë lloj qartësie mes tre zyrtarëve kryesorë që duhej të administronin në stadium ngjarjet që ndodhën më 14 tetor. Pika kryesore ishte mbi personin që duhej të merrte vendimin për vazhdimin apo jo të ndeshjes, pasi secili prej tyre ka dhënë një variant të ndryshëm.
Gjyqtari Atkinson kishte pranuar para UEFA-s se ishte konsultuar me oficerin e sigurisë Egbert dhe se detyra e tij ishte të kujdesej që “lojtarët dhe fusha të ishin të sigurta”. Por ai ka pranuar se ishte detyra e oficerit të sigurisë të “kujdesej që siguria në stadium të ishte e përshtatshme, të sigurohej që ndeshja mund të vazhdonte dhe që të thoshte se ishte e sigurt që lojtarët të ktheheshin në fushë”. Por oficeri i sigurisë, nga ana e tij, ka dëshmuar se ai ishte në stadium “për të këshilluar delegatin e ndeshjes”, se nuk këshillonte gjyqtarin dhe se bashkë me këtë të fundit ishin thjesht “asistentë të delegatit të UEFA-s për ndeshjet e rrezikshmërisë së lartë”.
Nga ana tjetër, në kontrast të plotë, delegati i UEFA-s ka bërë të qartë se roli i tij “nuk ka përgjegjësi për sigurinë, e vetmja gjë që mund të bëjë është të këshillojë njerëzit e sigurisë”.
Delegati Bin theksoi se ai dhe gjyqtari Atkinson kishin rënë dakord që ndeshja të vazhdohej në këto rrethana, por nuk i kujtohej nëse oficeri i sigurisë, Egbert, kishte bërë një arsyetim për rifillimin e takimit. Për CAS-in, ishte absurd fakti se si qendra operative e UEFA-s nuk kishte caktuar përgjegjësitë e secilit në këtë rast.
Në pikën 221 të shpjegimit të vendimit të CAS-it, nuk ngurrohet të cilësohen vendimet e zyrtarëve të UEFA-s si të paqarta dhe jologjike. S
ipas CAS-it, hapi i parë ishte të deklarohej se do të rifillohej ndeshja, pasi të garantohej siguria. Por palës shqiptare nuk iu dha asnjëherë kjo siguri, aq më tepër pas një sulmi të stjuardëve kundër lojtarëve shqiptarë. Paneli e ka cilësuar të papërshtatshme edhe kërkesën që u është bërë skuadrave për t’u kthyer në fushë pa bërë asnjë bilanc të sigurisë në stadium në ato momente, gjë që, sipas dëshmive të protagonistëve, nuk ka ndodhur as në një moment të mëvonshëm, pasi Lorik Cana ka deklaruar se nuk mund të ktheheshin në fushë. CAS-i e ka cilësuar si shumë të çuditshëm faktin që ekipeve u bëhej një propozim pa u treguar se ekzistonte siguria në stadium dhe se një kontroll i tillë do të bëhej vetëm nëse pala shqiptare do të pranonte të kthehej në fushë.
uefa si puna e bashkimit europian….. 1 hap para, 2 majtas…1 mbrapa
Nuk ka dushim se vendimi I CAS it eshte ne nje fare menyre venie ne vend e vendit qe duhet te zere drejtesia pamvaresisht e ke favorizon ajo per momentin.U vertetua edhe nje here aksioma e pashkruar se ne demokraci drejtesia nuk eshte nje molle e ndalume.Ajo egziston por duhet force, durim, para, dhe perkushtim per ta nxjerre ate.Nuk ka dyshim se korrupsioni ka pllakosur edhe UEFA an.Por ne rastin e Shqiperise pervec pahatesisse se deleguarve te UEFA bie ne sy edhe tendenca e tyre per te fsheur te vertetat e asaj nate. Vendimi e marre nga komisionet disiplinore te UEFA si dhe apleli I saj me kujtojne edhe njehere se cfare masakrash jane bere ne kurriz te popullit shqiptare ne shekuj nga fuqite e medha ku trojet shiptare shiteshin per te kenaqur orekset e fqinjve tane sllave e ortodokse.Ate nate u gabua sa nga pahaftesia por edhe me dashje nga UEFA me arsyetimin se shqiptare jane e me to mund edhe te luajme edhe ti poshterojme duke I rrahur edhe ne fushe por edhe jashte saj me vendime si a UEFA -as.Shqiptaret me kembenguljen qe treguan I ben te qarte mbare botes se ne dijme jo vetem te fitojme ne fushe por edhe jashte saj kur behet per te vene ne vend dinjitetin e nemekebur.
Bravo te gjithve qe vune nje gure ne kete sukses te arritur.
nuk eshte paaftesi, eshte korrupsion!
skandal ku meson se cfar kaknaje eshte edhe futbolli apo demokracia perendimore
UEFA drejton dhe vendos me stilin,”E vendos Kolektivi”.
Shkurt:
“Kolektivi ta heq,kolektivi ta ve”.
Mendoj se edhe per arbitrat dhe te derguarit e UEFes duhet te kishte masa si pezullime e gjoba e jo te lihet njefar Atkinson qe ka demostruar edhe here te tjera arbitrime skandaloze.
Eshte shume gjykim naiv te mendosh se gjyqtaret dhe vezhguesit nuk I dinin detyrat e tyre.Serbia gjithmon ve ne levizje klane per te paguar gjykim te pa drejte apo qe cdo gje te shkoje ne favor te saj,qofte dhe hapur e qart padrejtesisht,Nje komb dhe nje parlament si ai I Serbise qe miraton me vota twe hapta para gjithe bboptes 17 mln Euro per te djegur Shqiperin dhe pastaj po hapur ne parlament kerkon llogari mbi efktin demprures te ketij fondi pritet te beje cdo gje ,pra ta ket paguar UEf*n.
Ne qofte se serbia do te vepronte keshtu kunder Gjermanise , Anglise ,Spanjes ,Italise ,Rusise serbia do te perjashtohej nga aktivitetet europiane te pakten 10 vjet ,UEFA eshte e korruptuar ashtu si dhe FIFA dhe me keta drejtues imazhi i UEFA ka rene pertoke ,
Kjo eshte SHKERDHATOKRACIA PERNDIMORE qe ne themel te gjithe punes saj , ka korrupsionin galopant dhe fitimin maksimal nga ana e oligarkise financiare ! A nuk kishin te drejte ata qe ne gjysmen e dyte te shekullit XIX krijuan KOMUNIZMIN SHKENCOROSE per te sjelle ndryshimin dhe zevendsimin e sistemit shfrytezues kapitalist e me pas imperialist-luftenxites dhe skallverues -PO ME DHUNE-REVOLUCONARE OSE ME MASA TE TJERA SHTERNGUESE PER T’UA MARRE PUSHTETIN ME DHUNE OSE ME …… E PER TE NDERTUAR PUSHTETIN E PUNTORVE E TE FSHATARSISE PUNONJESE , PUSHTET QE TU SHERBEJ TE GJITHE NJEREZVE NJESOJ DHE T’I SHPERBLEJ SIPAS PUNES QE BENE SEJCILI ? Te gjitha pretendimet se mund te behet keshtu e ashtu per te rregulluar gjendjen , me kete lloje qeverisje shkerdhatokrate te rkomanduar e te ndertuar sipas modeleve qofte perndimore , apo ato te sotmet lindore , jane fjale boshe , jane justifikime te klases ne pushtet qe gjitheqyshe mund te jete , por , as pak perfaqesuese e interesave te shtresave te varfera -jo kurre – me nje jo jo johe te madhe e shume te madheeee POPULLI DUHET TI PERGJIGJET CDO THIRRJE TE OLIGARKEVE MASHTRUES !!
O drini bardhë që nuk ke të ndal! Avash, or të keqen, avash or, se mos e derdh brënda dhe do na bësh ndonjë hata!
Jemi vend i vogel, pa peshe ne te gjitha drejtimet, sepse ne se ekipit francez, apo gjerman apo anglez i goditeshin lojtaret me stola kokes nga punonjesit e sigurise se stadiumit, te futej ne fushe nje bandit si Arkani, UEF-a do e denonte stadiumin dhe ekipin kombetar serb me perjashtim mbi 10-15 vjet nga cdo aktivitet nderrkombetar. Me ne tallen bythen te korruptuarit e UEF-as dhe njefar idioti me emrin Platini( nje i korruptuyar i nivelit te larte)i pakulturuar dhe i pashkolluar.( pandehte se me dron mund te kishte edhe ndonje bombe atomike!!??).
në këto raste faji është kopil , në a dihët kurse babai është putanier …….
Qe UEF-a perdor dy standarte kjo eshte e vertete por edhe ne kemi pak faj, nxitohemi dhe rrembehemi duke i dhene te drejte kundershtarit dinak. Gjykata si organ i pavarur dhe me njerez qe e njohin ligjin gjithmone e zgjidh ceshtjen me me kompetence dhe profesionalizem ne dallim nga administratat qe jane organe te centralizuara dhe jo kempetente.
Edhe ne Shqiperi sado qe themi ne se Gjykatat jane te koruptuara apo jo ne nivelin e duhur, ato perfaqesojne nivelin me te larte te aparatit shteteror duke ia kaluar dhe kryeministrise dhe parlamentit.
Une e prisja kete vendim me siguri 99%. 1% ia lija ndonje te dhene qe nuk kishim dijeni.
Ato te uefas kane deshte me Ja fut shqiperise por nuk kane qene kaq te zgjuar.Edhe CAS e ka dhene vendimin por nuk ka permendur ketu fare koret raciste por Jane marre vetem me vendimet e zyrtareve te uefas te cilet per fat te mire kane gabuar.Shqiperia duhet te kete kujdes tani ne ndeshjet e tjera sepse ato te uefas do te na dergojne ca gjygjtare qe te na ndeshkojne me kartonat lojtaret me te mire ose te japin penalty te paqena prandaj duhet te kene shume kujdes.Ndoshta do te na cojne gjygjtare ruse atehere ne duhet te jemi shume te kujdesshem sepse dihet se ato do te veprojne kunder nesh prej inatit te ndeshjes me serbine.
UEFA nje turp I vertet duhet te kerkojn falje per Turpin qe beri
UEFA duhet te hidhet ne gjyq per mos respektim te regudhores qe nuk e denoj serbin me masa serioze dhe neglizhim te situates pasi fusha e gjelber u dhunua, nuk na interseon shum banderoli, provokimi, c’do gje qe te jete, fakti eshte se u dhunuan lojtaret ne fushe nga stafi i stadiumit dhe tifozet serbe dhe pik….te hidhet ne gjyq uefa dhe serbia bashke, pasi institucioni i presidentit ishte i pranishem kur u be kjo gje ne stadium……
Na u hap oreksi, “me kockën” që na hodhën…!