Taulant Xhaka, më pranë Fiorentinës

13 Korrik 2015, 10:10Sport TEMA

Transferimi i Taulant Xhakës te Fiorentina në Serinë A duket se është cështje orësh.

Këmbëngluja e trajnerit të ri të klubit vjollcë, Paulo Sousa, i ka bindur drejtuesit për të blerë futbollistin e Baselit, i cili ka spikatur në disa role në kampionatin zviceran.

Nevoja për një lojtar krahu, e shtyn presidencën e Fiorentinës të hedhë hapa konkretë për të siguruar shërbimet e 24-vjecarit.

Mediat italianë nuk kanë zbuluar asnjë detaj përsa i përket ofertës që mund të bëjë Fiore, por duke marrë në konsideratë faktin që Sousa i njeh mirë cilësitë e Xhakës, pasi e ka drejtuar te Baseli, mesfushori i përfaqësueses kuqezi pritet të zbarkojë shumë shpejt në Itali.

Taulant Xhaka është formuar si futbollist në Akademinë e Baselit, për t’u bërë pjesë e skuadrës së parë të kampionëve në fuqi të Zvicrës në vitin 2010.

Gjatë sezonit 2012-2013 u dha në formën e huazimit te Grasshopërs, ndërsa gjatë dy viteve të fundit fitoi vendin e titullarit te Baseli.

Nga maji i 2013 është pjesë e kombëtares kuqezi, teksa është aktivizuar në katër eliminatoret e këtij viti, duke qenë një nga elementët bazë të formacionit të Gianni de Biasit.

2 komente në “Taulant Xhaka, më pranë Fiorentinës”

  1. Aleksander says:

    Suksese Taulant,Zoti te bekofte !

  2. Albania says:

    Bravo Xhaka ….kuq e zi deri ne vdekje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje