RREFIMI/ Ismail Morina: Pse dhe si e hodha dronin mbi stadiumin e Beogradit

14 Korrik 2015, 00:49Sport TEMA

Më 14 tetor një flamur fluturoi mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ai flamur ishte një histori guximi dhe krenarie që tërhoqi vëmendjen e të gjithë opinionit sportiv botëror, po aq sa dhuna që u ushtrua mbi lojtarët e kombëtares shqiptare.

Në një rrëfim eksluziv për Digitalb dhe gazetarin Dritan Shakohoxha, Ismail Morina rrëfeu se si lindi ideja, peripecitë, të papriturat dhe rrezikun për jetën për të ngritur mbi stadiumin e Beogradit një dron. Sakrifica e një njeriu rezultoi krenaria e miliona të tjerëve. Në tregimin e tij, Ismaili tregoi se ai flamur i ngritur në një ndeshje futbolli lindi realisht pas një ndeshje futbolli.

“Menjëherë pas hedhjes së shortit kisha një ndeshje futbolli me miqtë e mi, disa shqiptarë dhe disa italianë.

Italianët po na ngacmonin pak me batuta meqë do të luanim me Serbinë dhe njëri prej tyre në një moment më thotë: ‘Pse nuk përdorni një nga helikopterët që përdorim ne kryesisht, një dron, për të vënë një mesazh e për ta ngritur mbi qytet’. Aty më erdhi shkëndija e parë.

Kisha dy versione fillimisht: një flamur me shqiponjën e sotme dhe një me shqiponjën e Skënderbeut,  zgjodha këtë të dytën, siç u pa dhe në transmetim.

Ndërkohë sa i përket fjalës, fillimisht mendova të shkruaj diçka në italisht, por më pas kërkova në internet një version anglisht për fjalën autokton dhe një që më doli në kërkim ishte ‘autochtonus’. E vendosa menjëherë sepse mu duk diçka elegante”, rrëfeu Ismail Morina.

Përgatitjet nuk ishin të thjeshta, as udhëtimi gjithashtu. Gjithçka u planifikua muaj më parë, pati shumë gjëra të paparashikuara, por dëshira për të pasur një prezencë shqiptare në Beograd ishte e madhe.

“Më 26 korrik përfitova nga një vizitë në Shqipëri për të kaluar mes Beogradit. Isha i bindur që ndeshja do të bëhej në stadiumin e Cërvena Zvezdës, madje bëra dhe xhirime rreth e përqark stadiumit. Kalova edhe nga stadiumi i Partizanit, por nuk i kushtova shumë rëndësi. Më pas, kur mësova që ndeshja do të luhej në stadiumin e Partizanit të Beogradit u stepa disi. Gjithsesi mora informacionin e nevojshëm me “google maps” dhe kisha 3 ose 4 pika nga të cilat do të mendoja nga do të ngrija flamurin dhe pika më e volitshme ishte 50-70 metra vijë ajrore. Gjithashtu, kontaktova dhe me një djalë nga Shkupi dhe bashkë me të planifikuam çdo gjë. Unë dhe ai ngritëm flamurin”, vazhdoi rrëfimin e tij, Morina.

Ismail Morina qëndroi i fshehur për 17 orë në ditën që do të ngrinte dronin mbi stadium, ndërkohë që duke menduar se gjendej brenda zyrave të klubit të Partizanit të Beogradit, Morina nuk kuptoi se flamurin kishte planifikuar ta ngrinte nga brenda akademisë ushtarake të Serbisë.

“Kam bërë një udhëtim prej 12 orësh. Ideja ka qenë ta hedh gjatë këndimit të himneve, shikoja orën dhe e dija që në 21 e 32 mbaronte pjesa parë. Aty u montua droni. Kam ndez dronin, kam ngecur spangot, kam futur dy tubat plastike dhe tashmë isha gati, por nuk arrita dot ta ngrija sepse në atë moment pranë meje kalojë dikush dhe isha i shqetësuar mos më kishin zbuluar. Para fundit të pjesës së parë, mora vendimin për ta ngritur pasi nuk kisha më kohë, e ngrita në ajër, i bëra një xhiro në lagje dhe më pas e futa në stadium. Megjithatë nga shpejtësia mendova se ishte Shqipëria me të kuqe dhe kur pashë që dikush po zgjatej për ta kapur mendova t’ia lija djemve, për t’u karikuar. Në fakt, dështova. Unë e kam pasur një dështim”, u shpreh Ballisti, siç njihet ndryshe Ismaili.

Largimi nga Beogradi nuk ishte i thjeshtë, ashtu si dhe kalimi i kufirit.

“Më pikasën në momentin që po largohesha nga godina. Mora makinën me shpejtësi dhe u nisëm drejt autostradës, bashkë me shkupjanin. Në kufi kisha frikë se si do të reagonte policia. E kisha vendosur që nëse do nuhasnin diçka, do i jepja gaz dhe do kaloja traun. Për fat gjithçka shkoi mirë”, tregon Morina.

Por, si ka ndryshuar jeta e Ismail Morinës pas asaj dite? Gjërat për të duket se janë vështirësuar gjithnjë e më shumë.

“Efekti ka qenë negativ, nuk kam kontakte siç duhet me familjen time. Shkoj me periudha të shkurtra pranë saj. Kur vajza kishte datëlindjen, kam qëndruar vetëm 3 ditë në shtëpi. Rutinën  e përditshme që kisha dikur tani e kam te pamundur”, deklaroi ai.

Në fund, Ismaili valëvit dhe njëherë tjetër flamurin “autochtonus”, vetëm se këtë herë mes kodrinave të fshatit të tij, aty ku u formua dashuria për Shqipërinë dhe ëndrrat për të nesërmen, që ndryshuan shumë pas asaj nate në Beograd.

35 komente në “RREFIMI/ Ismail Morina: Pse dhe si e hodha dronin mbi stadiumin e Beogradit”

  1. sharmuta says:

    Mire,qenka nje I c’mendur qe quhet Ismail Morina,por me cudisin te tjeret qe I mbajne iso.

    1. Pip says:

      i ka shpetuar nje H injorantit…..hajde historira indigjene hajde.Milet bananesh

      1. the Punisher says:

        Sec kam pershtypjen qe ti Pipa vjen era Janulle qe 5 km larg.

        1. Pip says:

          paske nuhatje qen stani mor qerrata.po nga ata te dh…et

          1. komunalja says:

            Keshtu eshte kur kundermon arome muti!

          2. the Punisher says:

            Sakte Pipa. Eren e percit (Janulles) e nuhas nga nje largesi te konsiderueshme. Hahahaha…Hajde me mollaqe te forta, mos u merzit.

        2. XUME PROTOPAPA says:

          SI SURRATIN EDHE SHPIRTIN

          as edhe nje presje i besoj kesaj shemtire serbo-kosovare. Ne rrefimet e para tregoi se “QUADRICOPTER”-in e leshoi nga kampanjeli i kishes orthodokse ne afersi te stadiumit, tani thote se paska qene brenda godines se stadiumit !?

          Sepse, pasi ka kuptuar genjeshtren prej serbo-kosovari ne versionin e pare, kush ka pak njohuri mbi bi e quadricopter-et e telekomanduar e di qe mes telekomandes dhe mjetit flutures duhet te kete gjithnje nje vizion te drejtperdrejte, na doli me kete versionin e dyte jo pak megjepes !

          Surratshtremberi paska bere manovrat mu ne hundet e serbeve, pa u diktuar nga ata ! (wow).

          Edhe nje here desha te specifikoj nje detaj teknik mbi kete ngjarje: leshuesi dhe manovratori i “QUADRICOPTER”-it, me siguri kane qene jo me pak se dy persona, jane gjendur ne radhet e tifozeve serbe, njeri siper shkalleve e tjetri mu ne mes te tyre, ai siper ka leshuar mjetin fluturues, ndersa nga poshte eshte bere manovrimi me telekomande.

          Mjafton te beni nje prove konkrete dhe do vertetoni sa me lart. Aq me shume kur ne momentin e fundit te kapjes se flamurit, leshuesi beri edhe nje manover ngritjeje te tij.

          Ishte nje risi e serbeve, me qellimet e caktuara qe tashme i dijme, siç eshte edhe ky shurran serbo-kosovar i paguar per broçkulla te tilla.

          1. droni says:

            ka shume pyetje pa pergjigje, kryesisht ne natyres “teknike” qe me shtyjne edhe mua te mendoj se kjo ishte nje loje e ndyre e sherbimeve sekrete serbe

      2. RrypiJe says:

        O rrypo, ti nuk ke gjak shqiptari prandaj nuk e kupton domethenien e atij akti.

        Aktin e Ismail Morines e pershendesin te gjithe shqiptaret.

        1. adi says:

          Sipas teje vetem idiotet jane shqiptare? Cdo njeri i mencur e kupton se keta te dy jane heroj fallco facebook-u

          1. komunalja says:

            Edhe ne mos pat qenë ai, hallall atij që e bëri!

    2. tafili says:

      per te ardhur keqe qe tema zbarthe edhe komente antishqiptare,komente qe jane shkruajtur nga serb qe dine te shkeruajne shqipe.Ismail Morina e ringriti flamurin mu ne zemer te serbis nji akte heroik po aqe edhe burreror.hallall qumshti i nenes djalosh.po superbesa nuke paska ber ndonji koment apo eshte maskuar mbas xhume protopapes.edhe nji her respekte per djelmoshat guximtare.

  2. Kujtimi says:

    Mire ja bone ska gale 100 mije euro jane kemi ne kemi

  3. USA says:

    Të lumtë dora se na lumturove të gjithëve .

  4. lulzullap bin bela al bashar says:

    Ky eshte nje idiot genjeshtar.
    Ky ska pare ndonjehere dron

  5. Nikoja says:

    Te pakten ai ashte dikushi e jo si ti more PIP ….qe as ta mendosh nuk mundesh nji gja te tille se ben cicin ne breke … ? Gjithsesi a ka kun noj gote me dhalle ose futja do fasule Pip djali se mos edhe clirohesh ….

  6. miku dhe fiku says:

    Ka dash byth dhe bole ajo gje, pakca se be na duket budallallik tani. Ato dite ishin me shume tension, polici kudo. Ky ta ben muuuuu nga 100 metra larg duket we eshte shqiptar, dhe kur vjen puna arriti te bente dicka Qe as kush nuk e parashikoi para ndeshjes. Ka vene jeten ne rrezik per ate pune, se po ta kishin kap huliganet Serb ate dite s’do Ishte me Ktu. Per te gjitha keto I them, te lumpte palla, se s’kishte shume njerez qe do ta benin ate qe beri ai.

  7. ATDHEU says:

    BRAVO,BRAVO,BRAVOOOOO

  8. Çuditem që i japin vend një njeriu të tillë? As që jam me një”lodër” të tillë provokative dhe aq. Hedh një i marr një gur në ferrë dhe mblidhen njëqind të mënçëm dhe s’e nxjerrin dot.

  9. ewfwe says:

    bolle me kete patriotizem fallco

  10. gjethi says:

    O ballist i ka..it!ti ose je nje mashtrues ordiner(sepse si puna jote kane deklaruar edhe 6-7 grupe te tjera)ose je udb-ash i qelbur!minimalja qe ti duhet te besh duhet te paguash gjoben 100000 euro qe federata Shqiptare duhet te paguaj(kuptohet qe eshte barre per taksapaguesit shqiptar) provojeni njehere se çfare di ballist ka..ri per ligjin e Omit per nje pjese te qarkut?!

  11. Vetem disa injorante si ti mund te pelqejne veprimin tend o antishqiptar i veshur me petkun e shqiptarizmes.Ma keq i ke ba Shqipnise se sa mire me ngritjen asaj cope beze qe nuk ishte asgja tjeter.po te ishe i zoti te ngrije flamurin zyrtar shqiptar qe valvitet ne te gjitha organizmat boterore e jo te provokosh me nje cope qe nuk e di ku e ka marre qe askush nuk e njohu vetem mbas zhurmes se madhe qe u ba u muar vesh se paka kene gjoja flamuri i Shqiperse se Madhe qe ekziston vetem ne mendjen e disa budallejve qe punojne kunder Shqiperise e kombit shqiptar. Ne fund une habitem me keta gjoja gazetaruce qe te bajne reklame ty qe nuk ke asnje vlere kombetare.

  12. filani says:

    Alamet trim, rrezikove jeten e lojetareve per nje loje kalamanesh. Trap

  13. temujin says:

    Degjova qe do e hedhesh dhe ne Paris…shume gabim…do na demtosh shume imazhin…francezet sna kane asnje borxh dhe nuk jane niveli i serbeve…ne serbi bere mire se na ndaluan dhe poshteruan simbolet kombetare…Franca eshte tjeter gje…po e hodhe atehere Kastriot Myftaraj ka te drejte qe kerkon arrestimin tend…

  14. Kol Tivari says:

    Këta janë “heronjtë” e Shqipërisë “Evropiane”…???!!! Hajdutë, vrasës, provokatorë…mjafton që “veprimtaria” e tyre të jetë në vëndet që ne urrejmë…! Këtu nuk duhet harruar dhe “kontributi” i mediave tona “injorante”…! Unë them që t’i propozohet Presidentit që ta dekorojë atë…Morinën…(???!!!) E di që do të shahem se mbroj serbët dhe grekët…por nga ana tjetër e di që sharrjet dhe fjalët e ndyra e vulgare, janë mjet i injorantëve dhe i mungesës së argumenteve…

  15. 75 na bashkoj kenga popullore says:

    Nuk e di ku esht provokimi apo rreziku ifutbollistave tan prej nje droni me banderol thjesht ka kryer nje xhest sportiv simbolik atdhedashes sa per provokim te paret jane serbet qe ja kan nisur provokimeve.I vetmi qe ka rrezikuar jeten e tij esht vet i madhi Ismail Morina

  16. Arber1468 says:

    Ca thonë bëri mirë ca thonë keq po në fund ai me një simbol të parrezikshme bashkoi një ekip dhe frymë të paparë. Ju harroni që nervat e kombëtares në ato momente ishin në maksimum nga ofezat e rënda gjatë gjithë ditës. Dhe në momentin e flamurit legjionarët neglizhuar sigurinë e jetës dhe mbrojtën flamurin. E pra kjo lëvizje aq nacionaliste po edhe me ide kaq interesante a nuk ju ka ngritur zemrat peshë. Nacionalizmi pozitiv nuk është primitivizëm miq të dashur

  17. Petro says:

    Nje ide dhe realizim I vecante. Nje leksion per te semuret e Beogradit. Well done

  18. Hustler says:

    Per mua futja e dronit ishte gabim, se pari krijoi nje precedent antisportiv, qe mund te ndodhi serish ne çdo vend dhe per çdo qellim tjeter. Se dyti, u rrezikuan shendeti, ndoshta dhe jeta e djemve tane. Se treti, loja po dominohej teresisht nga ekipi yne, loja mund te perfundonte ne favorin tone dhe atehere kjo do ishte fitorja me e madhe si ne fushe dhe jashte saj.

  19. nipi i hysniut says:

    Si eshte katandisur kjo mehalla jone,i kushtojne vemendje nje qenie me se ordinere,me nje veprim me se idiot dhe te peshtire.

  20. CANI says:

    Mose jav shifni per te madhe ketyre qe jane kunder Ismal Morines jane do klysha grek edhe serrb asgje tjeter ,tu lumte dora o Ismale .

  21. POPULLI.... says:

    Beu i stambollit Ismail, dhe Boletini, jane figurante perpara GJERGJIT te MADH, (turko-mongolet shqipfoles, mund t’a quajne SKENDERBE=ALEKSANDRI I MADH), dhe ajo zhele e zeze, ashtu siç kishte edhe qellimin, nuk perfaqeson asgje shqiptare…..Simboli i perbashket i shqiptareve, eshte flamuri i KASTRIOTIT, qe u ngrit mbi ate te koleres turke, me 28 Nentor 1443, ne Kruje….Ajo lecke e zeze e ngjashme me ato te isis, eshte pjese e skenareve te sherbimeve te huaja, per te na paraqitur para botes si rrezik per stabilitetin e rajonit…”.Patriotet” fallco shqipfoles, qe me kohe kane humbur identitetin, le t’a tregojne “patriotizmin”, me protesta kunder atyre qe shkojne ne luften e isis, dhe atyre qe i frymezojne keto jashteqitje,….t’a tregojne kete “patriotizem” kunder mjeker-morrave, qe kishin qellim te helmonin nje popull te tere….Le t’a tregojne “patriotzmin” ne jeten e perditshme kudo qe te jene, ne gjuhe ,zakone, ne morte e dasma….Patriotizem eshte te duash veten ,historine tende, identitetin, kulturen, gjuhen, fene ,doket, zakonet dhe çdo gje te mire qe te paret tane e mbrojten me gjak e sakrifica per te mos u asimiluar nga te gjitha stuhite e shekujve, qe vinin nga te kater anet…..Patriotizem eshte te dhurojme dashuri, kudo per çdo gje dhe per gjithkend….

  22. neritani says:

    Futja e dronit ishte gabim edhe per mua.
    Nuk kuptoj pse shpiku ate flamur kur mjafton te conte vetem flamurin shqiptar, kjo do ishte nje e keqe me e vogel. Ai flamur i dha mundesi serbeve ta instrumentualizonin.
    Nga intervista kuptova qe edhe nese e ka bere ky, serbet e dinin dhe e kane lene ta fusin dronin, plus i kane lejuar te ikin nga serbia. Kjo i sherbente per alibi qe e ka bere vellai i Rames. qe shqiptaret jane ata qe jane jo serjoz etj etj.
    Sidoqe te jete kjo shkoi per mire…. dhe shpresoj qe te tjere te mos e ndjekin shembullin e ketij personi.

  23. Ajaxs says:

    I Morina mendoj se genjene.Ai eshte i pa sakte per te treguar se nga cila pike e ka ngritur Dronin. Ne shkrimet e para tha qe e ngriti qe nga katedralja, tani nuk e percakton vendin sakte.???

  24. Knida says:

    Ky po na merr per budallenj. Haha bravo

    Gjen ate pak shesh injorantesh analfabete e ben pershesh

    Ky eshte nje humbameno gay, nje injorant i neveritshem qe ka bashkepunuar me sherbimet ruso-serbe, se pa ata nuk ngrihej miza ne fluturim brenda dhe jashte stadiumit ate jave, gjate vizites se “carit” te ri rus, sic e quajne ne media…ku Europa vete po i frikesohet.

    Ore ke kujton se do marri neper kembe ky Morri-na?!

    Kane dale lloj analfabete si surrati ketij qe perrallisin me gjoja “patriotizem”, kur nuk dine te shkruajne sakte shqip, nuk dine dallimin mes Shqiperi e “Madhe”, Etnike, e Pavarur dhe Shqiperi Politike, (kjo qe kemi sot)…kur skane lexuar nje liber historie ne jete, …etj, …etj

    Sa para te kane paguar, ate te na tregonte ky, se mbeti duke bere udhetime sa ne Serbi, Itali, Amerike, Shqiperi, Angli, Greqi, etj…

    Me ca pune merret qe vetem udheton e ben qejfe, o familjar i shekullit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje