Perez-Ramos, armëpushim i detyruar

14 Korrik 2015, 16:00Sport TEMA

Shiriti i kapitenit ndryshon krah te Reali i Madridit, nga Casillas te Ramos. Mbrojtësi përfaqëson në mënyrë ideale të gjitha vlerat e një kapiteni të Los Blancos si për sa i përket eksperiencës ashtu dhe karizmës në dhomat e zhveshjes. Ramos ka marrë rolin e udheqësit të grupit përkrah Casillas dhe Ronaldos që nga kohët e Mourinhos, por tanimë roli i tij do të jetë më vendimtar ndaj dhe Reali kërkon që ta mbajë. Negociatat për zgjatjen e kontratës së mbrojtësit janë kthyer tashmë në një telenovelë. Manchester United i ka bërë një ofertë të pamundur për tu barazuar nga Reali prej 11 milionë Eurosh neto në sezon. Ramos deri më tani nuk ka patur asnjë kontakt me presidentin duke mbetur i vendosur në synimin e tij për tu larguar. Sipas mediave spanjolle, nuk bëhet fjalë për para por për respekt.

Raporti me Florentini Perez i ngjason një luftë të ftohtë edhe pse në fund të dy duket se do të jenë të detyruar të firmosin çarmatimin. Numri një i Realit i dërgoi një mesazh në distancë Ramos duke deklarua, ” Ka lojtarë që kanë kontratë por ikin pasi duan ta bëjnë dicka të tillë, pastaj ka dhe lojtarë që kanë kontratë dhe që klubi nuk do që të largohen dhe këta lojtarë nuk do të ikin”.  Tashmë Sergio Ramos pavarësisht të gjithave duket i destinuar për të qëndruar në Madrid. Reali nuk mund tja lejojë vetes që të largohen dy kapitenë brenda një vere dhe Rafel Benitez gjatë turneut veror do të ketë një rol të rëndësishëm për të ndërmjetësuar mes Ramos dhe Perez. Reali ka nevojë për një trashëgimtar të denjë të legjendës Casillas dhe në Madrid të gjithë mendojnë se këtë nuk mund ta bëjë asksuh më mirë se heroi i La Decimas./SS

1 komente në “Perez-Ramos, armëpushim i detyruar”

  1. gjembaci. says:

    nuk e kam pare te luaje di stefanon se as kishja lindur .
    kam pare santiljanen, hierron, pirrin , raulin por kasijasi eshte autoritar ,zotni dhe burreror .
    kam shkruajtur dhe me pare per te .
    por fale zotit qe ne krye te klubit mbreteror erdhi nje wagabond dhe fodull sikur perez qe reali po shkon poshte dhe me poshte .
    ramosi ,nuk eshte me shume se nje rrugac ne fushe qe u perdor nga murinjo.
    me ikjen e kasijasit ( i cili qe 2 vjet me pare per te mos tradhetuar ngjyrat e klubit qe e rriti ,mundej te kalonte tek barcelona se kishte shoke dhe zotni atje sikur xavi ,iniesta ,messi pique ) e shikon qe ka ngelur ne minorance ne ekipin e atdheut te vete dhe kerkon qe te iki nga “””syte kembet ” duke mos vene ne plan te pare aspektin ekonomik .
    besoj dhe deshiroj qe me ardhjen e bonifacit benitez reali te vazhdoje pak nga pak dishezen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje