Xhani De Biazi rrëfen detaje interesante në lidhje me punën e tij me Kombëtaren shqiptare për mediat italiane.
Është logjike që në intervistën e trajnerit të Shqipërisë pas hyrjes tradicionale gjithshka të nisë me një koment në lidhje me vendimin e CAS për ti dhënë fitoren e merituar Shqipërisë për ndeshjen e 14 tetorit në Beograd.
De Biazi bën një paralelizëm duke shpjeguar se ashtu sic Shqipëria po i afrohet së tepërmi objektivit për tu bërë pjesë e Europës, duke nënkuptuar këtu Bashkimin Europian, edhe Kombëtarja e futbollit që ishte një një grup të hekurt, tani e gjen veten në rolin e një protagonisteje dhe është më pranë Euro 2016.
De Biazi edhe një herë tjetër prezeanton Shqipërinë te italianët, duke rrëfyer për lidhjen e ngushtë mes dy vendeve, duke shpjeguar edhe pasionin e jashtëzakonshëm që rrethon këtu Kombëtaren.
Vetë trajneri shprehet krenar për nderimin që ju bë duke i dhënë nënshtetësinë shqiptare, ndërsa rrëfen edhe një detaj interesant duke shpjeguar hapat e parë që e lidhën me Shqipërinë, fillimisht duke u pyetur nga një gazetar të cilit nuk ja përmend emrin, nëse ishte i interesuar për të drejtuar Kombëtaren kuqezi dhe më pas nëpërmjet prezantimit të këtij gazetari u takua me presidentin Duka dhe drejtues të tjerë të Federatës, që më pas e zgjodhën ndërmjet kandidatëve të tjerë në listë.
Përballja me Italinë ka qenë padyshim një ndër ndeshjet më emcoionues për De Biasin për vetë atmosferën e mrekullueshme që krijuan tifozët shqiptarë në Marrasi te Genovës, duke shfaqur ndjenjat e afeksionit që lidhin dy vendet në brigjet e Adriatikut./ SS