FSHF: Ja pse renditemi të 3-ët në Grupin I

15 Korrik 2015, 14:40Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka sqaruar arsyet sepse Shqipëria renditet e 3-ta e Grupit I, kualifikues të Kampionatit Europian, botuar në faqen zyrtare të UEFA.

“Shqipëria, është renditur në vendin e tretë me pikë të bararabarta me Danimarkën.

Kundërshtari renditet përpara nesh sepse sipas rregullores së aktivitetit, kur dy skuadra janë me pikë të barabarta në renditjen e përgjithshme për të vendosur se cila qëndron më lart, zbatohet ky kriter:

Pikët e fituara në ndeshjet direkte (në ndeshjen Shqipëri – Danimarkë takimi ka përfunduar në barazim 1-1). S’ ka diferencë pikësh.

Diferenca e golave në ndeshjet direkte është 0. Në rastin e ndeshjes Shqipëri – Danimarkë, nuk ka diferencë golash.

Numri më i lartë i golave të shënuara në ndeshjet direkte. Në rastin e ndeshjes Shqipëri – Danimarkë, nuk ka diferencë golash. Një gol ka shënuar Danimarka dhe një Shqipëria. Numri më i lartë i golave të shënuar në fushën kundërshtare. Danimarka ka shënuar në Shqipëri dhe për këtë arsye është e avantazhuar.

Duke ju referuar pikës d, të rregullores së eliminatoreve të Kampionatit Europian Francë 2016, Danimarka renditet përpara Shqipërisë në Grupin I. 

Sebia renditet në vendin e fundit me -2 pikë për shkak, se asaj i janë hequr 3 pikë nga vendimi i fundit i KAS të Lozanës.

Kjo është e vërteta, në lidhje me renditjen e Grupit I.

Të tjerat, të publikuara apo aluduara në media të ndryshme janë thjesht spekulime që kërkojnë të keqinformojnë publikun dhe tifozerinë shqiptare”, thuhet në reagimin e FSHF.

Renditja ne grupin I, është si më poshtë:

1. Portugalia 12

2. Danimarka 10

3. Shqipëria 10

4. Armenia 1

5. Serbia -2

16 komente në “FSHF: Ja pse renditemi të 3-ët në Grupin I”

  1. XXXX says:

    Kush e ka bere kete renditje Duka varik..si.Ne duhet te jemi ne vend te dyte se kemi golavarazh me te mire se Danimarka dhe pikerisht se jemi te barabarte ne ndeshjet direkt duhet te jemi te dytet…Me kismet kur te behet ndeshja tjeter me Danimarken vendoset ne ça vendi do jemi,por tani duhet te jemi te dytet.

    1. albi says:

      o shoku, i lexon kriteret e renditjes ti apo jo…
      po nuk i besove fshf, hap sitin e Uefas dhe do te shohesh qe keto jane kriteret e renditjes.
      Diferenca e golave eshte kriter me i dobet se krahasimet ne ndeshjet direkte, ku Danimarka eshte e favorizuar se ka shenuar gol ne Shqiperi. Ti mund te kesh qejf qe kriter i pare diferencimi te jete edhe numri i kembes se mbrojtesit te majte, po kjo nuk do te thote qe Uefa do nderroje rregullat per ty…

    2. agim says:

      uau deri ku shkon injorancaq, edhe pas nje spjegimi super te qarte vazhdojne qarravitjet ” duhet te jemi ne vend te dyte meqe keshtu n’a pelqen”

  2. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Me gol e me pikë
    Me danezët dalim
    Po me shumë se kaq
    Nuk duhet të “falim”.
    ☆☆☆
    Më shumë frikë kam
    Ndeshjen me Serbinë
    Sepse kanë më vete
    Dhe Viç Platininë.
    ☆☆☆
    Prapë do provokojnë
    Me thonjtë në fyt
    Thotë dhe proverbi
    “I mbyturi të mbyt”.
    ☆☆☆

  3. Hustler says:

    Ja kan fut pordhes kot, ne kemi golavarazhin me te mire ne grup + 4 gola.

  4. Gen says:

    Rregullorja e permendur vlen vetem kur mbarojne te gjitha ndeshjet ne grup, ose, te pakten, pasi te jete luajtur edhe ndeshja e kthimit – per efekt krahasimi. Duke qene qe ndeshjet nuk kane mbaruar, renditja eshte provizore dhe pa ndonje efekt perfundimtar. Nqs dhe ndeshja e dyte mbaron p.sh. barazim 1 me 1, ose me me shume gola, atehere kalojme te vetem ne vend te dyte. Tani, Danimarka dhe Shqiperia thjesht kane pike te barabarta.

  5. na myten says:

    Shpjegojua sa te duash. Shqiptaret vetem veten e tyre do degjojne.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ky eshte nje problem teknik,zgjidhja e te ciles,percaktohet me rregullore..
    Eshte koha te merremi me problemet reale,te ekipit kombetar,per te shkuar te sigurt,drejt kualifikimit.

  7. niku says:

    thjesht vendi i dyte te ngrinte moralin ne max… por uefa per kete qellim e ka zbritur ne vendin e trete per te na ulur moralin, ndeshja direkte hyn ne fuqi kur jane zhvilluar te 2ndeshjet dhe jo vetem njera, e si mund te thuhet qe ke energji elektrike ne shtepi kur ke vetem nulin ndersa faza vjen vitin tjeter? vetem kur jane te 2 si nuli ashtu edhe faza atehere mund te thuhet qe ke elektrik, keshtu edhe kjo ndeshja direkte pa u bere edhe ndeshja e kthimit nuk funksionon ndeshja direkte. por megjithate uefa po tregon akoma se sa antishqiptare eshte.

  8. ed says:

    ore di njeri gje se si i behet qe ne kemi nje ndeshje me pak se grupi

    1. Samki says:

      Grupi ku gjendet Shqiperia ka 5 ekipe, dhe per kete arsye ne cdo date te caktuar per tu luajtur ngera ka 5 ekipet pushon. Deri tani Shqiperia ka pushuar me shume se tjerat, prandaj ka nje ndeshje me pak te luajtur. Deri ne Tetore, secila nga ekipet tjera ne 4 datat e caktuar per te luajtur do pushoj nga nje ndeshje ndersa Shqiperia do i luaj te gjitha.

      Te gjitha grupet tjera kane nga 6 ekipe, dhe asnje ekip nuk pushon prandaj nuk ka ekip me nje ndeshje me pak ose me shume te luajtur.

  9. rei says:

    shiko kete site per klasifikiminhttp://www.livescore.com/soccer/euro/qualification-group-i/ dhe nuk e di se ku mbeshtetet federata shqiptare

  10. 17nentori says:

    ska gje, me mire te tretet dhe ngjitemi ngadale … se te dytet dhe pastaj biem nga kali.

    3 pike i kemi nga tavolina sepse na pjelle mendja provokime te papara dhe jo se me te vertete na rane kembet me mire se danimarka.

    le te shpresojme qe do na ruaje zoti dhe kualifikohemi ….sikur edhe te tretet.

    1. Samki says:

      I dyti apo i treti nuk ka lidhje, rendesi ka qe nga 12 piket e mundshme ne 4 ndeshjet e ardhshme ti marrim gjysmat dhe kualifikohemi si ekipi i trete me i mire. Per ekipin e trete me te mire, rival e kemi Hungarine. Duhet te luftojme per barazim me Danimarken dhe Portugaline, dhe per fitore me Serbine dhe Armenine.

      Danimarka ka 3 ndeshje per te luajtur. Me Shqiperine, Armenine dhe Portugaline (ne Portugali). Po i morrem barazim ne, danezet me siguri do e fitojne Armenine dhe do humbasin prej Portugalise pra do kene 14 pike. Na mjafton nje me shume ne.

  11. bum says:

    KUSH mund te na shpjegoje ju lutem ate kulifikimin direkt te vendit te trete me piket me te mira — duke e ditur qe ne kemi per te zhvilluar dy ndeshje me pak –pra jane 6 pike qe duhen llogaritur te humbura per ne ose 4 – pike ne rastin tone qe i kemi fituar me FRANCEN
    faleminderit per shpjegimin

  12. Uji i ftohte says:

    Te fitojme Danimarken dhe mbyllet kjo histori per tu futur ne histori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje