Fitorja spektakolare e Skëndërbeu 4-1 ndaj irlandezo veriorëve të Crusaders në takimin e parë të zhvilluar në Korçë, i favorizon ndjeshëm kampionët në fuqi të Shqipërisë, që të konsiderohen me një këmbë si skuadra e kualifikuar për në raundin tjetër e trëtë të kometicionit të “Uefa Champions League”.
Por, për kapitenin e Skëndërbeut, Bledi Shkëmbi, diçka e tillë nuk duhet menduar nga ekipi, pasi ende nuk e ndjejnë vetën 100% të kualifikuar, pasi nëse do të mendonin në këtë mënyrë, do të ishte një gabim shumë i madh.
Në një intervistë për TemA TV, ai theksoi gjithashtu, se suksesi i këtij Skëndërbeu, është ruajtja e grupit prej 5 vitesh si dhe afrimi i disa lojtarëve mjaft cilësor.
Gjithashtu, 35-vjeçari komentoi edhe afrimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, i cili që në ndeshjen e parë me fanellën bardhekuqe tregoi klasin e tij, duke realizuar një dopietë shumë të rëndesishme për korcarët.
Sipas Shkëmbit, një sulmues si Salihi është luks për kampionatin shqiptar dhe gjithashtu është një lehtësim për të gjithë ekipin, pasi ai relizimin e golit e ka të lindur.
Shkëmbi, keni marrë një fitore spektakolare ndaj irlandezo-veriorëve të Crusadres. Si ndiheni?
Për fitoren ndjehemi shumë të kënaqur. Kishim pask presionin në fillimin e takimit, por arritëm që të merrnim një rezultat shumë të kënaqshëm që në ndeshjen e parë.
A e ndjeni veten të kualifikuar pas këtij rezultati?
Nuk e ndjejm veten të kualifikuar, sepse do të bëjmë gabim të madh nëqoftëse mendojmë kështu. Iralndezët bëjnë një lojë që të hapin probleme, janë të fortë në lojën në ajër, kështu që duhet të tregohemi në çdo moment seriozë dhe në çdo minutë që kalon.
Cili është suksesi i këtij Skëndërbeu?
Unë mendoj që çelsi i suksesit të këtij Skëndërbeu është ruajtja e grupit pasi u bë 5 vjet që luajmë bashkë. Gjithashtu një tjetër gjë është edhe afrimi i disa sulmuesve mjaft të mirë që janë afruar në skuadër.
Në ekip është afruar një sulmues me potencial si Hamdi Salihi ku që në ndeshjen e parë me Skëndërbeun arriti të përshtatej mjaft mirë duke realziuar edhe dy gola. Cili është komenti juaj për të?
Salihi është një futbollist luksi për kampionatin shqiptarë dhe atë se ça di ai të bëjë e tregoi edhe në ndeshjen ndaj Crusaders. Për ne është një kenaqësi shumë e madhe që është me ne, por edhe një lehtësim për të gjithë skuadrën pasi ai shënimin e goli e ka të lindur.
Fatjon Baze
Skenderbeu eshte ekip kot fare sepse duhej ti kishin shenuar 10 gola. Irlandezoverioret ishin ekip amator.
Klubet shqiptare jane vari lesht.
Skenderbeu duhet ta urojme per fitoren .
Ne Irlande,duhet te tregohet shume e kujdeseshme, ne mbrojtje,ku pika e forte e irlandezve eshte goditja me koke.
Panvarsisht rezultatit,euforia eshte armiku i Skenderbeut.