Skënderbeu me fat edhe në shortin për turin e tretë kualifikues të Champions League.
Goglat e Nionit i kanë përkëdhelur sërish kampionët e Shqipërisë duke ju rezervuar për në raundin pasardhës skuadrën që kualifikohet nga përballja Ludogorets i Bullgarisë kundër Milsamit nga Moldavia.
Takimi i parë mes tyre (fotoja iluestruese e shkeputur nga takimi i pare) ka përfunduar me fitoren 0-1 të Milsamit në Ludogortez Arena.
Falë këtij rezultati skuadra moldave është më e avantazhuar për tu kualifikuar, por sido qoftë cilado prej të dyjave, Ludogortets apo Milsamit, është një kundrshtar më i pranueshëm me Skënderbeun që rrezikonte të përballej me skuadra si Bazeli kampion i Zvicrës, Celtic Glasgou që sipas të gjitha gjasave do të kualifikohet ndaj islandezëve të Stjarnan, si dhe Mariborin apo Astanan e Kazakistanit.
Skënderbeu mund të konsiderohet me një këmbë në raundin e tretë paraeleminator të Championsit duke qenë se fitoi 4-1 përballjen e parë me Crusaders dhe në Irlandën e Veriut do ti mjaftojë të mos mundet me 3 apo më tepër gola diferencë.
Si Ludogorets apo dhe Milsami nuk mund të konsiderohen skuadra të lehta pasi gjithsesi bëhet fjalë për kampionët e Bullgarisë dhe ata të Moldavisë por në krahasim me rivalët e tjerë të mundshëm, Skënderbeu ka “peshkuar” ata më të përballueshmit.
Milsami që bëri dhe një ndër surprizat më të bujshme të raundit të dytë duke mundur 0-1 Ludogrets në transfertë, është skuadra e qytetin moldav Orhei që gjendet 40 km nga kryeqyteti Kishinjev, dy sezone me pare shkoi deri në raundin e tretë të paraeleminatoreve të Europa League.
Skuadra vlerësohet në total nga transfermarkt.de me 2.96 milionë euro dhe përbehet në shumicën absolute nga futbollistë nga Moldavia.
Nga ana tjetër Ludogorets Razgard që i duhet të përmbysë disfatën 1-0 në shtëpi për të shkuar në turin e tretë të Championsit, surprizën e madhe e bëri sezonin e kaluar në Champions kur arriti për herë të parë në histori në fazën e grupeve, ku u shortua bashkë me Realin e Madridit, Liverpulin dhe Bazelin.
Skuadra luan në Ludgoretz Arena me kapacitet 12.500 vende. Skënderbeu gjithsesi duhet të kryqëzojë gishtat për një kualifikim të Milsamit, pasi Ludogoretz është ndieshëm superior në buxhet dhe në vlerën e skuadrës.
Në transfermarkt gjithë ekipi bullgar vlerësohet plot 36.2 milionë euro, disa herë më shumë se Skënderbeu dhe në skuadër ka disa lojtarë kartoni të cilëve vlen, 1,2, apo 3 milionë euro./SS