Igli Tare: Të ardhmen e Canës do ta mësojmë pas disa ditësh

18 Korrik 2015, 11:01Sport TEMA

E ardhmja e Lorik Canës do të mësohet brenda 10 ditëve të ardhshme.

Këtë e bën të ditur drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, i cili nuk jep asnjë detaj rreth destinacionit të mundshëm të kapitenit të Kombëtares shqiptare.

Mbrojtësi kuqezi nuk është bashkuar me ekipin në lokalitetin malor “Auronzo Di Cadore” ku bardhkaltërit kanë nisur fazën përgatitore, në pritje për të mësuar të ardhmen e tij, por nga klubi kryeqytetas nuk dalin detaje në lidhje me këtë çështje.

Tare ishte i pranishëm në qëndrën stërvitore të Venetos ku foli gjatë për merkaton e klubit dhe la të kuptohet se ende asgjë nuk është vendosur për klubin ku Cana do të transferohet pas aventurës në kryeqytetin italian.

Komenti i drejtuesit shqiptar lë të kuptohet se mbrojtësi i kombëtares nuk e ka marrë ende një vendim, edhe pse ofertat në adresë të tij nuk kanë munguar.

Në lidhje me merkaton bardhekaltër, Tare shtoi se Lacio dëshiron t’i mbajë të gjithë emrat e mëdhenj të grupit aktual, ndërsa shtoi se Biglia dhe Felipe Anderson që janë dy emrat më të lakuar, nuk janë në listën e lojtarëve që klubi dëshiron t’i shesë.

Në fund ai theksoi se dy objektivat e fundit të merkatos janë mesfushori i Genk, MIlinkovic-Savic dhe sulmuesi i Ajaks, Rikardo Kishna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje