Roben mirëpret Vidal: Ai mund të ndryshojë çdo ekip

17 Korrik 2015, 15:22Sport TEMA

Pritje madhështore për Bajernin e Mynihut në Kinë.

Tifozë të shumtë kishin mbushur aeroportin e Pekinit për të parë nga afër idhujt e tyre.

Manuel Nojer e Tomas Myler me shokë përpara se të merrnin rrugën drejt hotelit firmosën autografë të shumtë duke bërë të lumtur fansat aziatikë të Bajernit.

Në Kinë skuadra Pep Guardiolës do të zhvillojë tre ndeshje miqësore.

Këtë të shtunë do të ketë përballë Valencian, të martën do të masë forcat me Interin ndërsa do të mbyllë gjithcka me ndeshjen ndaj Guangzhou Evergrandes, 23 korrikun e ardhshëm.

Kampionët e Gjermanisë nuk do të mbështeten te një prej lojtarëve të tyre më të mirë në turneun aziatik, pasi Arjen Robben nuk ka udhëtuar me skuadrën.

Ai ka ende shqetësime pas dëmtimit të pësuar, ndërkohë që edhe Frenk Riberi nuk ka arritur të riaftësohet dot në kohë.

Nga Gjermania ku po vijon përgatitjet për rikuperimin e tij të plotë, Roben komentoi edhe blerjen e Arturo Vidal nga Bajerni.

Bavarezët për të zëvendësuar Bastian Shvainshtaiger firmosën me mesfushorin kilian për 40 milion euro nga Juventusi.

“Një futbollist me cilësitë e tij mund të ndihmojë cdo skuadër”, u shpreh sulmuesi holandez në lidhje me Arturo Vidal, duke i uruar gjithashtu mirëseardhjen 28-vjecarit kilian te kampionët e Gjermanisë./SS

2 komente në “Roben mirëpret Vidal: Ai mund të ndryshojë çdo ekip”

  1. altini says:

    Nuk ka gje per t’u habitur:
    -Pritje me madheshtore kinezet i kane bere dikur “PARTIZANIT” tone e jo me BAJERNIT TE MUNIHUT!!!

  2. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    Vidali ,per mua nuk do te pershtatet dot tek Bayerni , per 2 arsye te cilat do ti bej me dije here te tjera .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje