Prej pak ditësh Rey Manaj është zyrtarisht një futbollist i Interit.
Për të marrë shërbimet e talentit shqiptar klubi zikaltër mposhti konkurrencën e Juventusit por edhe të shumë skuadrave të tjera të njohura. Djaloshi i lindur në Lushnje i kushtoi arkave të Interit 1 milionë Euro, plus kartonin e dy futbollistëve të rinj të cilit kaluan te Cremonese si pjesë e operacionit që coi Manajn në Milano.
Me zikaltërit sulmuesi i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë firmosi një kontratë 5-vjecare.
Kualiteti i madh që zotëron Rey Manaj nuk vihet aspak në diskutim dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim ish trajneri i Interit Luigi Simoni, akutalisht në postin e presidentit te Cremonese.
Në një intervistë për mediat italiane numri 1 i skuadrës nga Lega Pro theksoi se Interi ka bërë zgjedhjen e duhur duke firmosur me 18-vjecarin shqiptar.
“Rey do të bëhet një futbollist shumë i rëndësishëm, është i fortë fizikisht dhe ka një godijte shumë potente.
Ndër të tjera është shumë i shkathët në lojën një për një dhe është i zoti në lojën në ajër.
Ne besuam tek ai kur ishte vetëm 17 vjec. Unë mendoj se Manaj ngjason pak me ish sulmuesin e madh të Milanit suedezin Gunnar Nordahl”, nënvizoi Simoni në deklaratën e tij.
Më pas 76-vjecari italian bëri gjithashtu të ditur se për lojtarin shqiptar interesoheshin disa klube të njohura përfshirë këtu edhe Juventusin e Lazion, por drejtuesit e Interit u treguan më të shpejtë.
Rey Manaj në sezonin e fundit zhvilloi 22 ndeshje duke realizuar 2 gola me Cremonesen në Lega Pro.
Nga tani e tutje ai do të jetë pjesë e skuadrës së të rinjëve të Interit që merr pjesë në kampionatin Primavera dhe që drejtohet nga trajneri Stefano Vechi.
Me Kartonxhinjte ka me shume mundesi te digjet se te behet i njohur.
me vjen keq or djalosh po aty e ki deshtimin e garantuar,se aty ka shum serb te sabotojn
Potente, ne shqip, fortë. Meso shqip o “gazetare”