Iniesta: Pa Ksavin asgjë nuk do të jetë e njëjtë

20 Korrik 2015, 15:23Sport TEMA

Kapiten në fushë por edhe jashtë saj.

Me largimin e Ksavi Hernandez, Andres Iniesta është shndërruar në kapitenin e parë të Barcelonës dhe tashmë pesha e përgjegjësisë për mesfushorin 31-vjecar është më e madhe.

Nga Shtetet Bashkuara, “Don Andres”, sic e quajnë në Katalunjë, u përpoq të përcjellë entuziasëm me deklaratat e tij edhe pse nuk nguroi të nënvizonte faktin se pa Ksavin në skuadër për të asgjë nuk do të jetë si më parë:

“Do të përpiqemi të përgatitemi mirë për sezonin e ri që për ne do të jetë shumë i rëndësishëm.

Pasi kam luajtur për shumë kohë përkrah Ksavit tanimë asgjë nuk do të jetë njësoj, jo vetëm për mua, por për të gjithë grupin e futbollistëve.

Ai është një person që të gjithë e duan.

Uroj që të shkojë sa më mirë në aventurën e tij të re”.

Iniesta ishte një prej lojtarëve të Barcës që mori pjesë në votimet për të zgjedhur presidentin e ri të klubit.

Në vijim të fjalës së tij 31-vjecari i uroi fat Josep Maria Bartomeut në mandatin e tij të dytë në krye të Barcelonës:

“Ajo e zgjedhjeve presidenciale ishte një ditë e bukur për klubin tonë, që nga momenti i parë që njerëzit nisën të votonin dhe deri në castin kur Bartomeu u rizgjodh president.

Shpresoj që ai të ketë të njëjtin fat si sezonin e kaluar, dhe klubi të vazhdojë të fitojë të tjerë trofe”.

Ashtu si Ksavi Hernandez i cili në moshën  35-vjecare la Barcelonën për të nisur një përvojë të re në Katar me Al Sad, edhe Iniesta pas disa vitesh mund të ndjekë të njëjtën rrugë me ndryshimin e vetëm se e ardhmja për të mund të jetë në Amerikë./SS

1 komente në “Iniesta: Pa Ksavin asgjë nuk do të jetë e njëjtë”

  1. gjembaci. says:

    xavi eshte lojtari me i mire ne bote per rolin e tij .
    ka inteligjence te lindur sikur dhe messi .
    iniesta e lot bukur topin por nuk e ka ate inteligjence si te xavit sido qe dhe iniesta eshte shume inteligjent .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje