Luis Enrike: Dua të arrij diçka historike me Barcelonën

20 Korrik 2015, 11:30Sport TEMA

Barcelona ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vazhduar me pjesën e dytë të përgatitjeve për sezonin e ri që për skuadrën blaugrana do të nisë zyrtarisht me ndeshjen e Superkupës së Europës ndaj Sevijas më 11 gusht në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Në Amerikë Barca do të ndeshet fillimisht me La Galaxy, ndërsa më pas me gjigjandët e Anglisë, Mancester Junaited dhe Çelsin, tre sfida të vlefshme për turneun veror International Champions Cup.

Gjatë kësaj periudhe trajneri Luis Enrike nuk do të ketë në dispozicion yllin e skuadrës argjentinasin Lionel Mesi, i cili ndodhet ende me pushime për shkak se mori pjesë në Kupën e Amerikës.

Gjithsesi, teknikun asturian nuk e shqetëson ky fakt:

“Sezoni i Mesit dukej sikur nuk do të përfundonte kurrë, ishte shumë i gjatë dhe Leo ka nevojë të pushojë.

Për këtë fakt Mesi nuk do të jetë me ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por kjo gjë nuk më shqetëson, pasi unë jam i bindur se në momentin që do të kthehet ai do ta arrijë fitojë shumë shpejtë formën e tij optimale.

Cilat janë objektivat e Barcelonës për sezonin e ri? Sa për të filluar dua të fitoj tre trofe të tjerë në 2015-n. Nuk mund ta parashikoj dot nëse ky do të jetë një sezon i qetë për ne. Sfida më e madhe për mua është të realizoj dicka historike.

Të arrij atë që nuk e ka bërë askush më parë, kjo është gjëja që më stimulon më tepër për të punuar akoma edhe më fortë”.

Nga Superkupa e Europës te Arda Turan, Luis Enrike foli edhe për sfidën ndaj Sevijas së Unai Emeri, ndërsa zbuloi disa detaje edhe mbi të ardhmen e mesfushorit turk:

“Superkupa e Europës ndaj Sevijas do të na hapë jo pak probleme, por besoj se do ta kemi në dispozicion të gjithë grupin e futbollistëve.

Arda Turan nuk mund të luajë deri në janar?

Dy futbollistët me të cilët kemi firmosur në këtë merkato e dinin dicka të tillë. Ne si klub presim shumë nga ata Turan dhe Aleix Vidal.

Dëshirojmë që ata të stërviten me skuadrën për tu njohur më mirë me dinamikën e grupit. Unë personalisht nuk do ta doja një huazim të asnjërit prej tyre deri në janar”./SS

1 komente në “Luis Enrike: Dua të arrij diçka historike me Barcelonën”

  1. gjembaci. says:

    le t’ia leme kohes o “mistreci ” i dikurshem i furise se kuqe !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje