Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) nuk është harruar ende dhe mediat serbe vijojnë që të merren me fitoren që Shqipëria mori në KAS për ndeshjen e 14 tetorit 2014.
Akoma nuk e pranojnë që janë shpallur fajtorë dhe Shqipëria ka marrë me të drejtë tri pikët për atë takim. “Kurir.rs” ka kontaktuar me avokatin e përzgjedhur nga Federata Serbe e Futbollit për ta përfaqësuar në gjyqin e CAS, por Efraim Barak nuk ka pranuar të komentojë shumë. Tentativa e medias serbe ka qenë që Barak të fliste për çështjen e trepikëshit dhe sidomos për atë të dronit, por avokati është treguar shumë i rezervuar kundrejt pyetjeve të “Kurir.rs”.
Megjithatë, ai nuk e ka mohuar që avokati i përzgjedhur nga Shqipëria ka arritur të bëjë diferencën në këtë proces gjyqësor. Komenti- I pyetur për vendimin e CASI-it dhe specifikisht për dronin e ngritur në atë ndeshje, avokati izraelit nuk ka pranuar të flasë shumë. “Nuk mund t’u përgjigjem të gjithë pyetjeve tuaja. Nuk kam koment për vendimin e CAS-it”, është shprehur fillimisht Efraim Barak për “Kurir.rs”, raporton Panorama Sport.
Më tej, avokati i Serbisë është pyetur për procesin e vendimmarrjes dhe për vendimin, por ai ka devijuar duke folur për gjyqtarin e përzgjedhur nga Shqipëria. Indirekt ai e ka pranuar se homologu i tij në gjyqin përballë UEFA-s është treguar shumë herë më i zoti.
“Phelip Sands ka pasur një rol kryesor në atë vendim. Kaq mund të them”, ka deklaruar Efraim Barak për mediat serbe.
Në këtë mënyrë, edhe avokati serb ka vijuar të njëjtën ide si ajo e mediave serbe, të cilat një javë më parë aluduan për një “lobim” të italianëve kundër Serbisë. Apelimi- Ideja e mediave serbe tashmë është se deklarata e Ismail Morinës është një provë e fortë për të dëshmuar në Gjykatën Federale në Zvicër, për të rrë- zuar vendimin e CAS-it. Megjithatë, pak ditë më parë, ka qenë një përgjigje e CAS për mediat shqiptare që ka bërë me dije se nuk do të ketë apelim të çështjes.
Kush ja dha fitoren Shqiperise?
Zemer luanet shqipetare.
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.unnitech.droneinbeograd
Të na thotë Duka, sa para ka marrë Phelip Sands dhe nga “ç’portofol” kanë dalë…!
Koqe Tivare ik ore korrak i Anastasit mos na bej shqiptarin e prekupuar ne kete forum se na e shpif
Qetesohu lale, se po mos jesh tifoz futbolli nuk do thote qe nuk je shqiptar i mire. Ka edhe njerez qe nuk i plas per futbollin ne kete dynja
Mund te shkosh te interesohesh prane federates. Bazuar ne aktin per lirine dhe te drejten e informimit ke te drejte te kerkosh kete informacion apo cdo lloj informacioni qe nuk perben sekret shteteror prane instancsve perkatese. Nuk besoj se federata i jep pergjigje pyetjeve qe vijne nepermjet komenteve tek gazeta tema. Pyet, interesohu ne federate dhe hajde komento duke na iluminuar edhe ne me pergjigjet.
Jo çifuti, por as vete Jehovai nuk kishte argumente pro hunëve!
Bravo komunalja!!!
Rregull, me te qarte nuk ka, hyn tifozat ne fushe dhe godasin lojtarin, 3 me 0 ne tavoline, dhe me loje kombetarja jone luajti mire, ju lumte ciuna, hajde shpejt se do vijme ne france t bejme cik tifozllik!
E keni pare se si ky morina dhe ca gazetar te shitur vazhdojne te insistojne se ky idiot e ngriti dronin.
Ky qelbesire antikombetare, ca injorant e shpallin hero.
Komb budallenjsh
Tamam nje apo dy dite para gjyqit, gazetaruci i shitur te serbi e merr ne interviste qelbesiren per te deshmuar ,po ne shqiptaret e prishem ndeshjen
Belgjikën dhe serbin i kemi hal në sy.