Cilësitë e Luis Van Gal si trajner askush nuk i vendos në diskutim, por me kujtesën trajneri holandez duket se nuk i ka punët mirë.
Gjatë një konferencë në SH.B.A. ku Junaited gjendet për fazën përgatitore, tekniku holandez e quajti futbollistin e tij dhe gjithashtu kapitenin e 3-të të skuadrës, Kris Smalling, me emrin Majk, duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Smalling, mbajti shiritin e kapitenit në ndeshjen miqësore ndaj Club America, por Van Gal në konferencë i ngatërroi emrin atij:
“Filozofia ime është që lojtarët duhet të pranojnë në çdo moment shiritin e kapitenit.
Kapiteni i parë është Runi, i dyti Mikael Karrik dhe i treti z.Majk Smalling, kërkoj ndjesë, Kris Smalling”.
Kjo nuk është hera e parë që Van Gal ngatërron emrat, pasi pas një fitoreje 2-0 ndaj Queens Park Rangern në “Loftus Road” gjatë muajit Janar, Van Gal e quajti këtë skuadër si “Queens Park Raisins”.
Herë tjerër, holandezi bën mirë të mendohet dy herë përpara se të flasë, për të shmangur dhe të tilla episode të pakëndshme.
Luis Van Gal eshte traineri me i pa pregatitur. Eshte idiot ne te folur, ofendon shume futbollistet. Nuk arrij te kuptoj pse e vleresojne kaq shume. Ndoshta e vleresojne per pamjen e jashteme se te imponon autoritet,por eshte komplet idiot.
Po ti, e ke patur ne klase meqe na thua se ai eshte me i papergatituri? Hahaha cfare koqe!
Luis van Gal eshte nje nga trajneret me te mire te botes.Ky Ajaxs si nje specialist i larte futbollistik po na jep leksione se bota e vlereson nga pamja e jashteme. Jo mor jo bota te vlereson jo nga guna por nga puna .Ajaxsis lexo pak CV e tij para se te deklarohesh