Ekipet shqiptare nuk iu shpëtojnë dot hijeve të dyshimit për trukime

22 Korrik 2015, 11:25Sport TEMA

Skënderbeu ka kaluar dje në turin e tretë eleminator të Champions League.

Korçarët janë mundur 3-2 nga ekipi irlandezo-verior Crusaders, por falë fitores 4-1 në ndeshjen e parë, kalojnë më tej.

Por, pavarësisht kualifikimit, mbi këtë ndeshje ka dyshime të forta për trukime.

Kjo, duke qenë se në 17 minutat e fundit, ekipi irlandezo-verior ka gjuajtur tre shtylla dhe ka shënuar dy gola.

Dy golat madje janë shënuar në kohën shtesë, kur koha e rregullt kishte përfunduar.

Edhe pse Skënderbeu ishte me një lojtar më pak, pasi prej minutës së 11 kishte dalë me karton të kuq Renato Arapi, kjo nuk e justifikon shpërbërjen e ekipit në minutat e fundit.

Për më tepër që Skënderbeu ishte duke fituar 2-1 dhe Crusaders më shumë se një ekip profesioniast, për nivelin e lojës, ngjante me një ekip amator.

15 komente në “Ekipet shqiptare nuk iu shpëtojnë dot hijeve të dyshimit për trukime”

  1. 22072015 says:

    mire bejne kur gjejne akoma njerez qe vene baste.

  2. eis says:

    booo edhe kjo na duhej

  3. Lukas says:

    5 min nga fundi i ndeshjes kur rezultati ishte 2-1 per Skenderbeun koeficienti live per fitoren e kundershtarit ka qene gati 20. Llogarine bejeni vete.

    1. daku says:

      Mos doje te thoje 200? Sepse vetem X ne minuten e 85 ishte 12.

      1. Lukas says:

        Mundet Daku! Une e thashe me hamendje 20 se 15 min nga fundi ishte 17 koeficienti.

  4. xXx says:

    Skenderbeu gjithmone ka shitur dhe ka blere ndeshje,mjafton te shikosh kampionatet si i ka fituar.Ne turnet nderkombetare ka lene akoma dhe me shume nam,mjafton te shikosh kete ndeshjen e djeshme.THJESHT QESHARAKE!!!

  5. Stefi says:

    Po nuk I late budallalleqet ? E Kush na venka bast per skenderbeun ? Me 10 lojtare ? Dhe ne minutat e fundit ? Budallalleqe ? ,,,,

    1. Lukas says:

      Hahaha. Kush ve bast thote? Po vete drejtuesit e lojtaret. Kush tjeter??? Duket sa merrke vesh nga bastet.

    2. daku says:

      Stefi, ik gatuaj ndonje gjell me patate ti. Mos u merr me sport.

  6. jam says:

    Tema gazete leshi.
    O mero pse perpiqesh ku e ku te ulesh ekipin e Skenderbeut mo ”zoteri”
    Nje dite me pare shkruan;plas gallata me Skenderbeun,diten tjeter shkruan qe ka trukuar ndeshje,po nje artikull ku te shkruash per kalimin e turit ne ndeshjet e Ch.Ligue pse nuk shkruan apo kujton se mjaftojne dy rreshtat qe fut ne mes te shkrimeve groteske si ky i mesipermi.
    te pesossh dy gola ne minutat shtese nuk eshte ndonje katastrone duke pare qe mund te humbiste dhe 5- 2 dhe prape ishte i kualifikuar.Ne minutat e fundit perqendrimi i lojtareve bie ne maksimun ne raste te tilla.
    Vetem per Skenderbeun qenkan keto dyshime (gjithnje sipas gazetes tuaj)per ekipet e tjera nuk flitet.Te eshte bere Skenderbeu njejt si sala,vetem te hedhesh balte mendon.Gazetare pa karakter.

    1. jam says:

      Edit: nuk jam aspak tifoz i Skenderbeut.

  7. O.O says:

    Dyshimi me i madh me lind nga fakti qe nuk e gjeje online asnje link per te pare ndeshjen, te gjitha ndeshjet e tjera kishin transmetim edhe ca miqsore anonime spo them ndeshjet e tjera te champions, po te vini re nuk ka akoma asnje permbledhje te golave as ne ytube as ndonje media fare terr informativ, uroj si tifoz shqiptar te mos ndeshkohemi me autogol se dhe fati sikur na ka pare ne shortin e radhes nuk kemi perballe ndonje gjigand me duket sfide e barabarte…

      1. O.O says:

        Rrofsh gola rremuje paskan qene si tanet si te atyre, hajt suksese me moldavet te sigurojme grupet e uefas te pakten…

  8. korcari says:

    A keni luajtur ndonjere baste sportive o komentusa,Cila kompani bastesh pranon bast pas minutes se 90 asnje,keto jane vetem trillime te gazetave shqiptare,te shesin ndonje faqe,se ndryshe mbyllen,jane bere me keq se ato plakat qe meren me thashetheme.SKENDERBEU KAMPION 5 HERE RADHAZI HISTORI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje