Murinjo sulmon sërish Kasijas: E papranueshme paga që merr

21 Korrik 2015, 11:11Sport TEMA

Hoze Murinjo ndërhyn “në sparkatë” ndaj Portos dhe shpenzimeve të klubeve portugeze , por edhe ndaj Iker Kasijas, me të cilin “The Special One” nuk ka patur kurrë ndonjë raport idilik.

Murinjo, që drejtoi Realin e Madridit nga 2010 deri në 2013, ishte i pari që vuri në diskutim rolin e portierit spanjol te Los Blancos.

Ishte pikërisht Murinjo ai që kërkoi me ngulm blerjen e Diego Lopez në janar të 2013, duke i hequr praktikisht vendin e titullarit kapitenit historik të Realit.

Kalimi i Kasijas te Porto, klub ku nisi miti i Murinjos që me dragonjtë fitoi Europa League dhe më pas Championsin, nuk ka kaluar pa u vënë re nga Murinjo, i cili në një intervistë tregon se ka mbetur i shtangur para shifrave të kontratës që ka firmosur Kasijas me klubin portugez, ( një kontratë dy vjecare me 2.5 milionë euro në sezon).

Në një vend që po përjeton një moment historik të veshtirë me krizën ekonomike, shpenzimet e cmendura të merkatos së klubeve portugeze janë të papranueshme sipas Murinjos, që deklaroi:

“Porto i paguan Kasijas një rrogë të pabesueshme, po të marrësh parasysh problemet e vendit tim”.

Dhe shton:

“Merkato e futbollit është në inflacion, mjafton të shohesh se cfarë po ndodh.

Portugalia ka probleme sociale , politike ekonomike.

Ka njerëz që vuajnë, ka ulje pagash, pushime nga puna, njerëz që mbeten të papunë dhe të moshuar që kanë probleme me pensionet.

Por futbolli i shpëton këtyre situatave dhe Porto shpenzon 20 milionë euro për Imbula, i paguan një rrogë ta pabesueshme Kasijas, ndërsa Sportingu paguan miliona për trajnerë dhe lojtarë”.

2 komente në “Murinjo sulmon sërish Kasijas: E papranueshme paga që merr”

  1. aqifi (po i verteti ama) says:

    Po per pagen e vet, a ka ndonje koment ky geindaveci i perjetshem???!!!

  2. gjembaci. says:

    ah te q..fsha robt o legen i legenave qe tani po ben dhe patriotin kur tek chelsea qe eshte 1 milion perqind ekip artificial dhe mediatiko -komercila ti mer shifra marramendese dhe ke ekskluzivitetin qe te perdoresh miliona dhe te maresh ne ekip ke te te doje bytha .
    nuk te mjafton fakti qe e denigrove dhe ja shkaterrove karrieren por nuk e le rehat .
    spanja more evgjit ka histori dhe nuk eshte sikur portugalia ,qe ti doje qe ta coje ne zenith qekurse more realin por tu kthye ne boomerang dhe te perzune naten .
    tani po na luan rolin e “greko maskara” ate te compania socialista ,kur vete je modeli i hajdutit me cizme .
    pervers deri ne neveri je o ndyresisre murinjo .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje