Barcelona e nis turin veror me fitore

22 Korrik 2015, 12:14Sport TEMA

Barcelona e nisi me fitore fazën përgatitore, teksa në ndeshjen e saj të parë në International Champions Cup arriti të mundë 2-1 Los Angeles Galaxy në Pasadena.

Në sfidën që vuri përballë ish-kapitenin e Liverpoolit Gerrard kundër ish-sulmuesit të “The Reds” Suarez, ishte pikërisht uruguajani që u shfaq më mirë.

Në “Rose Bawl” blaugranat dhe pse pa Messin dhe Neymar e dominuan formacionin amerikan, edhe pse në 45 minutat  e para krijuan pak raste për shënim.

Vetëm pak sekonda para pushimit ishte pikërisht Suarez, që i dha epërsinë skuadrës së tij.

Në pjesën  dytë si Bruce Arena gjithashtu dhe Luis Enrique ndryshuan shumë emra në fushë, me Barcelonën që u shfaq më e rrezikshme.

Në të 55-tën, Sergio Roberto me një goditje të fortë brenda në zonë shënoi dhe golin e dytë për katalanasit.

Los Angeles Galaxy, që koleksionoi disa raste pas këtij moment arriti të gjejë golin në të 91-tën, pas një goditje të saktë me kokë të Tommy Meyer, që shfrytëzoi një harkim nga këndi.

Man.Utd gjithashtu arriti të fitojë 3-1 në këtë turne ndaj San Jose, ku dy gola u shënuan nga blerja e verës Depay, ndërsa i treti nga Andreas Pereira.

Emocione dhuroi dhe sfida mes PSG dhe Fiorentinës, që u mbyll me fitoren 4-2 të parizienëve, me Zlatan Ibrahimovic që realizoi golin e 3-të për të tijtë, ndërsa spikati dhe i riu Agustin me një dygolësh./ SS

2 komente në “Barcelona e nis turin veror me fitore”

  1. gjembaci. says:

    keto ndeshje jane pa vlere por kane nje te mire se masat sportdashese te amerikes mbasi u lodhen nga sportet me gladiatore ,po u kthehen ndeshjeve te futbollit .
    kam parasysh ketu barcelonen vs galaxy qe u ndoq nga 95 mije spektatore ,ne nje ndeshje pak me shume se stervitore .

  2. GMT says:

    Unë kujtoj se këto ndeshje bëhen për arsyen e vetme;afirmimin e futbollit tej oqeanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje