Shorti për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2018 do të hidhet të shtunën në orën 18:00 në Shën Petersburg.
Redaksia e Koha.net ka përgatitur një analizë të shkurtër në lidhje shortin më të vështirë që mund t’i bjerë Kombëtares së Shqipërisë, por edhe për atë më të lehtin.
Kualifikuesit do të përcaktohen nga të gjithë kontinentet dhe sigurisht se me numrin më të madh të kombëtareve është Evropa, që do të përfaqësohen me gjithsejtë 13 ekipe, e pasuar nga Afrika me 5 kombëtare, Azia me 4.5, Amerika Latine me 4.5, Amerika Qendrore dhe Veriore me 3.5 dhe Oqeania me 0.5.
Vendet të cilat kanë një gjysmë vendi (0,5 ose 4,5) do të luajnë ndeshje ndërkontinentale në play-off.
Për Evropën në garë janë 52 kombëtare që do të jenë pjesë e shortit, përjashtim bënë Rusia që është organizatore dhe Gjibraltari që nuk është anëtare e FIFA-s.
52 ekipet janë të vendosura në gjashtë vazo, në bazë të renditjes në FIFA-s, dhe Shqipëria është e vendosur në vazon e tretë.
Vazo e parë: Gjermani, Belgjikë, Holandë, Rumani, Angli, Uells, Portugali, Spanjë, Kroaci.
Vazo e dytë: Itali, Sllovaki, Austri, Zvicër, Republika Çeke, Francë, Islandë, Danimarkë, Bosnje e Hercegovinë.
Vazo e tretë: Poloni, Ukrainë, Skoci, Hungari, Suedi, Shqipëri, Irlandë e Veriut, Serbi, Greqi.
Vazo e katërt: Turqi, Slloveni, Izrael, Republikë e Irlandës, Norvegji, Bullgari, Ishujt Faroe, Mal i Zi, Estoni.
Vazo e pestë: Qipro, Letoni, Armeni, Finlandë, Bjellorusi, Maqedoni, Azerbajxhan, Lituani, Moldavi.
Vazo e gjashtë: Luksemburg, Kazakistan, Lihtenshtajn, Gjeorgji, Maltë, San Marino, Andorrë.
Në bazë të rregullores së FIFA-së, Kombëtaret nuk do të mund të përballen me kombëtaret tjera me të cilat gjenden në vazon e njëjtë. Kësisoj, as Shqipëria nuk do të mund të përballet me ekipet që janë të vendosura në vazon e njëjtë, pra nuk do të mund të përsëritet një ndeshje tjetër kundër Serbisë, siç ishte në kualifikimet për kampionatin Evropian.
Shorti më i vështirë i mundshëm: Shqipëri, Gjermani/Spanjë, Itali/Francë, Turqi, Bjellorusi, Gjeorgji.
Shorti më i lehtë i mundshëm: Shqipëri, Rumani, Islandë, Ishujt Faroe, Qipro, San Marino.
Ndeshjet e para do të luhen ndërmjet 4 dhe 6 shtator të vitit 2016 dhe ndeshjet e fundit të grupit do të luhen ndërmjet 8 dhe 10 tetor, 2017.
Kampionati Botëror do të luhet nga 14 qershor-15 korrik 2018 në Rusi.
Eshte e kote. Ne me mire luajme me skuadrat e forta se me te dobtat.
Epo sipas teje do zoti na bie grupi me i vështirë pra
Po e di unë kush na bje në grup ..
Vej bast po deshe nja 100 € edhe bohu milioner
Gjermani
Austri
Kombtarja kuq e zi
Ishujt faraoe
Moldavi
Kazakhistan
Me ish tranjerin e frances -reymond domenek- ëndra realizohet
UROJ QE TE LUAJME ME ITALIANET, ME PELQEN TE SHIKOJ EKIPIN TONE KUNDER ITALISE.
qetesohuni cuna,bota ku jetojme eshte komplet e degjeneruar,futbolli eshte nje leve ne duart e te fuqishmeve dhe shfrytezohet kryesisht per qellime ekonomike dhe politike,fiksimi i ndeshjeve fillon qe me hedhjen e shortit,asnje gje nuk eshte e rastesishme..cdo gje do te shkoje ashtu sic e ka parashikuar ‘boti’…heheeee a ju kujtohet se ca boni ky ‘boti’ me greqine ne 2004?? i dha kupen e evropes…per cfare ja dha?? ja dha sepse askush nuk e besonte qe do te fluturonte pata e pjekur dhe ‘boti’me nje gur vrau shume zogj…leket i mori,mesazhin ia percoi botes(mesazhi eshte per qorrat kuptohet,dhe qorrat shyqyr zotit jane me shumice ne kete dynja…)pra mesazhi nenkupton qe te gjitha ekipet mund ta enderrojne nje ecuri ‘te shkelqyeshme’ ose ne rastin me te mire nje kupe evrope ,ameriko-latine si puna e asaj qe mori kili(ishte e stisur jashtezakonisht keq)ose nje kupe bote si ajo qe mori gjermani(ku nejmar ‘theu’ shtyllen kurrizore…me qe ra llafi a ju kujtohet ronaldo qe ‘u semur keq’ne finale me francen?po nedved qe u vra keq ne ndeshjen me greqine?..)