Nderim Nexhipi i jep fund aventurës së tij me skuadrën e Partizanit.
Një lajm jo shumë i mirë ky për tifozat e kuq, të cilët do ta ndjejnë mungesën e kapitenit të tyre që sezonin e kaluar u dha demave tre derbi kundër Tiranës.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë tekniku i Partizanit, Sulejman Starova, i cili është shprehur se Nexhipi, kërkonte siguri për të luajtur titullar, ndërsa ai tha se nuk mund t’ia siguonte formacionin askujt ndaj dhe Nexhipi, duhet të luftonte si pjesa tjetër e grupit.
Mesfushori i cili është një ndër më të mirët në rolin e tij, do të transferohet në vlorë tek skuadra e Flamurtarit, ku ka arritur akordin me drejtuesit e skuadrës bregdetare.
Një përforcim me mjaft vlera ky për vlonjtatët, që në këtë merkato janë treguar shumë aktiv duke afruar lojtarë mjaft cilësor si nga superliga shqiptare ashtu edhe nga kampionatet e tjera të huaja.
Bashkë me Nexhipin, ekipi i Flamurtarit do të prezantojë edhe mbrojtësin e majtë të kombëtares gjeorgjiane, Giorgi Popkhadze.
Me këto dy përforcime të rradhës skuadra e drejtuar nga tekniku, Stanislav Levi, po kompletohet duke u bërë gati për fazën përgtiotre që do ta zhvillojnë në Turqi, ku kanë programuar edhe disa miqësore.
Ndërkohë, ekipi i Partizani prej dy ditësh po kryen fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë./f.b
O starova, mor njeri pler
Ti je bastard nuk je trajner
Po heq me t’miret nji e nga nji
N p…. te sateme vafsh edhe ti!