Klubi i futbollit Legia nga Varshava, është themeluar nga ushtarakët vendas në vitin 1916 duke u shndërruar në një prej klubeve më të suksesshme të futbollit polak. Kjo skuadër do të takohet me nënkampionin shqiptar, Kukësi. Kryeqytetasit kanë fituar në 10 raste titullin kampion ndërsa numërojnë dhe 17 triumfe në Kupën e Polonisë më shumë se çdo skuadër tjetër.
Në Evropë Legia e Varshavës, suksesin më të madh e ka regjistruar në vitin e largët 1970 kur ka mbërritur deri në gjysmëfinalet e Kupës së Kampionëve. Ngjyrat e skuadrës janë e bardha dhe jeshilja.
Sezonin e fundit Legia e përfundoi kampionatin polak në vendin e dytë, ekipi drejtohet nga trajneri norvegjez Henning Berg ndërsa ylli i skuadrës është sllovaku Ondrej Duda, një mesfushor 20-vjeçar që kërkohet me ngulm nga Interi në afatin kalimtar.
Sezonin e kaluar Legia spikati jo pak në Evropë, por për një gabim teknik bardhejeshilëve iu hoq e drejta për të marrë pjesë në fazën play-off të Championsit edhe pse mposhtën me rezultatin e përgjithshëm 6-1 skocezët e Celtic, gjithsesi Legia u kualifikua në grupet e Europa League duke e kaluar edhe fazën e parë pasi e mbylli grupin në kuotën e 15 pikëve në vendin e parë, duke lënë pas ekipe të tilla si Trabzonspor, Lokeren dhe Metalist Kharkiv.
ekip i veshtire per tu kaluar ,po le ta provojme njehere duke luajtur me zemer dhe shpirt .
Ekipi ne foto nuk eshte Legia por Botosani i rumanise:P