Sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimovic, ka pranuar se do t’i pëlqente të luante në një kampionat tjetër dhe ai është kampionati amerikan I futbollit, MLS.
Sulmuesi suedez mund të largohet nga kryeqyteti francez këtë verë dhe Milani po përpiqet t’i mbushë mendjen për ta kthyer sërish në “San Siro”.
Por, vetë 33-vjecari është shprehur se një rikthim në Serinë A, nuk do të ishte një garanci për vazhdimin e karrierës se tij, pasi ai synon të luajë në Shtetet e Bashkuara.
“Absolutisht që do të më pëlqente të luaja në SHBA. Mendoj se do të jetë një eksperiencë e jashtëzakonshme. Shikoj se futbolli është rritur ndjeshëm në SHBA” ka deklaruar Ibra për “Yahoo Sports”.
Më tej, ai është shprehur se niveli i futbollit amerikan është rritur ndjeshëm duke parë që në këtë kapionat luajnë shumë futbollistë të njohur që kanë luajtur në Europë.
Por, ai thekson gjithashtu se nuk do të jetë nga ata futbollistë që vijnë vec për emër por do të japë rezultate.
”Nuk dua të jem nga ata futbollistë që vijnë këtu prej emrit. Nëse vij këtu, dua që të sjell rezultate.
Në të kundër, nuk do të zgjidhja fare ta bëja një gjë të tillë. Dua të fitoj trofe me skuadrën që do të luaj.
Kjo është puna ime. Do më pëlqente të luaja në MLS,”
I pyetur se për cilën skuadër, ai është përgjigjur: “Më lejohet ta them këtë? Jo, nuk mund ta them këtë.”
Sulmuesi ka një kontratë me PSG-në deri në qershor 2016. Por këto deklarata të tij të fundit kanë shtuar edhe më shumë spekullimet për të ardhmen e suedezi./f.b