Botërori i Rusisë/ Shqipëria njeh sot kundërshtarët

25 Korrik 2015, 11:19Sport TEMA

Sytë nga Shën Petërburgu, aty ku do të hidhet shorti për eleminatoret e kampionatiti botëror që do të zhvillohet në Rusi.

Kombëtarja shqipatare do të njohë sot në orën 17:00 kundërshtarët e saj që do të ketë përallë për finalet e botërorit 2018.

Për herë të parë kuqezinjtë renditen në vazon e tretë, ku mund ta vendosin përfaqësuesn tonë ose në një grup ferri ose relativisht në një grup të lehtë.

Për të ndjekur nga afër hedhjen e shorit të pransihëm në ceremoni do të jenë presidenti i FSHF-së, Armando Duka, tekniku Gianni De Biazi si dhe menaxheri i kombëtares, Alban Bushi.

Bashkë me Shqipërinë në Vazon e tretë do të jenë edhe Ukraina, Skocia, Polonia, Hungaria, Suedia, Irlanda Veriore, Serbia dhe Greqia.

Nga shorti që do të hidhet mbasditen e sotme do të dalin 9 grupe ku 7 prej tyre do të jenë me nga 6 skuadra, ndërsa dy grupe do të jenë me nga 5 skuadra.

Ndërkohë fituesit e grupeve do të kualifikohen direkt në Botëror, ndërsa 8 ekipet e dyta më të mira do të ndeshen në “play-off”, për të përcaktuar edhe 4 kombëtaret e fundit europiane, që do të jenë në Botërorin “Rusi 2018”./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje