Pedro Rodriguez: Lamtumirë pas Superkupës!

25 Korrik 2015, 14:03Sport TEMA

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez, do të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Në fakt, reprezentuesi spanjoll do të nënshkruajë me Manchester Unitedin, pas Superkupës së Evropës që skuadra katalane do ta zhvillojë kundër Sevillas më 11 gusht, shkruan e përditshmja “El Pais”.

“Red Devils” kanë pranuar të paguajnë 30 milionë euro për blerjen e Pedros. Kurse, futbollisti dëshiron të largohet nga Camp Nou për një skuadër tjetër ku mund të ketë më shumë hapësirë për lojë.

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka konfirmuar se do ta transferojë një sulmues të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje