Gjetan Keta “premton” titullin botëror për shqiptarët

25 Korrik 2015, 13:56Sport TEMA

Brenda pak muajsh arriti të mbronte me sukses gjerdanin e kampionit euro-aziatik WBC duke mposhtur dy kundërshtarë rusë.

Historia ishte e njëjtë, që të dy rivalët më nokdaun në raundin e tretë, fillimisht Marar Kazev në Bulqizë dhe më pas Kanbolatov në Dusseldorf, pëtën të njëjtin fat. Gjetan Keta ka arritur të ndjekë rrugën e sukseseve, duke siguruar një vazhdimësi në rezultatet e tij në boksin profesionist.

Menjëherë pas fitores bindëse të arritur disa ditë më parë në Gjermani, “Mike i Hekurt” udhëtoi drejt Shqipërisë për ta ndarë suksesin e radhës me bashkëkombësit e tij.

“Është një ndjesi e veçantë, për më tepër që erdhi ndaj një boksieri rus pasi ata ndaj nesh nuk janë shumë miqësorë në ring”.

Fitorja e arritur në Dusseldorf ndez dritën jeshile që Gjetani të kërkojë një sfidë përtej Atlantikut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku boksi nuk shihet vetëm si sport por edhe si një mënyrë mjaft e mirë për të arritur majat. Një emër zyrtar kundërshtari nuk ka ende, por kampioni i Europës shprehet optimist se brenda këtij viti ringu amerikan do të hapë dyert për të.

“Plani i ardhshëm është që ndeshjen tjetër ta bëj në New York. Nuk ka datë të sigurtë por shpresoj dhe mendoj nga muaji Nëntor i këtij viti”.

Objektivi sportiv i radhës mbetet titulli kampion bote, një dhuratë që Gjetani shpreson t’ua bëjë shumë shpejt shqiptarëve.

“Objektivi im real është titulli kampion bote. Shpresoj ta arrij këtë vit por mendoj se mund të vijë edhe vitin tjetër”.

Ajo bluzë me mbishkrimin “Autochtonous” e vshur nga vëllai dhe trajneri i tij Ismaili në sfidën e pak ditëve më parë ishte një surprizë e bukur për të gjithë shqiptarët, një dhuratë edhe për vendimin e KAS-it që dha drejtësi. Gjetani e pranon se ngjyrat kuqezi janë një aleat për të në çdo përballje.

“Të them të drejtën isha i fokusuar te kundërshtari dhe kur e pashë Ismailin me atë bluzë mora më shumë fuqi. U ndjeva shumë mirë”.

Gjatë muajve të fundit, vëllai më i madh i familjes, Ismaili, ai që punon me çdo detaj të karrierës së kampionit europian, u përball me disa probleme shqndetësore, por Gjetani siguron se ajo është një histori e hedhur pas krahëve.

“Kur Ismaili u sëmur e kam vuajtur edhe vetë shumë por me ndihmën e Zotiti gjithçka kaloi dhe ai ndihet shumë mirë”./SuperSport/

4 komente në “Gjetan Keta “premton” titullin botëror për shqiptarët”

  1. "BALASHI" says:

    Bravo! Na nderove! Ti je nje shqiptar i vertete. E ben vendin tend te lumtur me ate “arme” qe ke ne dore. Ti je sa i gjithe parlamenti te marre sebashku pasi ata na varferojne e na roberojne edhe shpirterisht, kurse ju jeni i mrekullueshem…

  2. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Boksier i madh.
    Duhet te harroj budallalleqet autoktonus. Veji ment sportit. Atdheu spjerdhbper ty

  3. Kol Tivari says:

    Nuk e kuptoj, përse duhet duhet që çdo lloj sporti, a suksesi që kemi në të, ta veshim me “politikë”…???!!!

  4. ilir says:

    nuk e duam o turk muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje