De Bruyne shpallet futbollisti i vitit në Gjermani

26 Korrik 2015, 16:10Sport TEMA

Kevin De Bruyne shpallet futbollisti i vitit në Gjermani. Talenti i Wolfsburgut me shumicë votash mundi në garën për të mirin e sezonit dy lojtarët e Bayernit, sulmuesin holandez Arjen Robben dhe portierin Manuel Neuer.

Mesfushori belg zhvilloi një sezon fantastik teksa me paraqitjet e tij mbresëlënëse ndihmoi Wolfsburgun të pozicionohej në vendin e dytë të Bundesligës dhe të fitonte Kupën e Gjermanisë.

Cmimi i futbollistit të vitit i është dorëzuar 24-vjecarit nga federata gjermane e futbollit. Gjatë kësaj merkatoje vere po flitet shumë për një largim të De Bruyne nga ujqërit me Manchester City-it që është i gatshëm të bëjë cmendurira për të firmosur me futbollistin e përfaqësues belge.

Ish lojtari i Chelsea-it në sezonin e fundit arriti të realizonte 10 gola por ndihmoi shokët e skuadrës edhe me 20 asiste duke treguar një nivel shumë të lartë në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Në votimin për të përcaktuar më të mirin e vitit morën pjesë 528 gazetarë nga i gjithë vendi.

Plot 367 prej tyre zgjodhën 24-vjecarin e Wolfsburgut si futbollistin më të mirë të vitit, ndërsa 94 vota shkuan për Arjen Robben dhe vetëm 67 për Manuel Neuer. Trajneri më i mirë i sezonit të kaluar u shpall Dieter Hecking i Wolfsburgut që la pas Markus Ëeinzierl të Augsburgut dhe zviceranin Lucien Favre të Gladbahut.

Edhe pse e përfundoi kampionati në vendin e 7-të me Dortmundin e tij, Jurgen Klopp u pozicionua i pesti ndërsa Pep Guardiolës nuk i mjaftoi titulli kampion për tu renditur më mirë se vendi i 8-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje