Mesfushori kosovar, Granit Xhaka ka treguar se Bayern Munich është interesuar për shërbimet e tij dhe një gjë e tillë është shumë joshëse për të, por ka shtuar se një transferim nuk do të ndodhë në këtë fazë të karrierës së tij.
Xhaka në tri sezonet e para me Borussia Monchengladbachin ka treguar një formë të lartë, duke hyrë në mesin e mesfushorëve më të mirë në ligë, dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e kampionit në fuqi Bayern Munich, transmeton Koha.net.
“Natyrisht interesimi i Bayernit është shumë joshës”, ka thënë Xhaka për Bild.
“Por transferimi në Bayern nuk është çështja kryesore tani. Kam nënshkruar një kontratë deri në dimrin e vitit 2019. Nuk e kam rinovuar në mënyrë që të largohem gjashtë muaj më vonë. Për mua Gladbach tashmë është një klub i madh, por sigurisht se ka klube edhe më të mëdha që do të mund të ishte për mua hapi tjetër”, ka shtuar Xhaka për gazetën gjermane.
Graniti ishte bashkuar me Gladbachin në vitin 2012 dhe që nga atëherë është shndërruar në një figurë kyçe të klubit gjerman në arritjen e synimeve të tij.
Mire e kij shogi,bajerni nuk e meriton nje si ty ,ti je ill dhe snobon
Beri mire qe nuk shkoi se do ta digjnin si shaqon
” por transferimi ne Bayern………….” me te pasme i mendoni me pare fjalet dhe me pas i shkruani.
”por transferimi TEK Bayern” shkruhet,ose,”por transferimi ne Mynih”.
Gazetaret duhet te jene te paret mbas mesuesve per te edukuar brezin e ri apo dhe femijet e emigranteve,ndersa juve jeni shnderruar ne ”analfabetet” e radhes,te paguar per te mos bere asgje te vlefshme.
Fatkqesisht niveli i gazetarise ne Shqiperi por jo vetem eshte bere medioker. Mediat on line e kane teper te veshtire te gjejne menyren se si mund te financohen pasi jane bere me miliona keshtu qe kete problem e njohin dhe mediat shqiptare.
Grafizin te Tema e kane bere te mire, terheqes, ndofta me te mirin dhe me te lexueshin per lexuesit, po permbajtja e temave qe trajtohen dhe cilesia jane teper mediokre. Eshte e pamundur qe te punesosh gazetare te mire me pak para. Kush kerkon cilesi informacioni duhet te paguaje, pa para zor se gjen informacion cilesor.
bravo mos shko sa te jete ai legen guardiola se ai do vetem lojtar jevgj
Ky Xhaka nuk eshte se bie shume ne sy kur luan ne fushen e lojes!Por nga menyra qe ai vete ka zgjedhur te vazhdoje karrieren e tij,mendoj se ka bere zgjedhjen e duhur,dhe e vlersoj per kete them se qeka djale i zgjuar!Ai vete e di sa vlen dhe rri diku qe ai mendon se eshte i vlefshem per ate klub,nese do shkonte te bente hapin me te madh se mundesite(qe ai vete nuk eshte gati)do thyente koken,sic beri xhuxhi Shaqiri qe nuk di as vete se ku do luaje kete vit.