Skënderbeu kërkon historinë, Josa me probleme në mbrojtje

27 Korrik 2015, 14:29Sport TEMA

Vetëm 2 ndeshje larg historisë, Skënderbeu është gati për të ndërrmarë hapin e madh. Në orën 19:00 të kësaj të marte kampionët e Shqipërisë do të zbresin në tapetin e gjelbërt të Zimbru Stadium në kryeqytetin e Moldavisë Kishiniau me një synim mëse të qartë ,për të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj Milsamit që do ti hapte rrugën kualifikimit të Skënderbeut në play-offin e Champions League dhe që do t’i siguronte minimalisht grupet e Europa League skuadrës korcare.

Një objektiv mëse i prekshëm ky për Skënderbeun duke marë parasysh faktin që kampionët Moldavisë janë një skuadër në të njëjtin nivel me kampionët tanë edhe pse nuk duhet harruar fakti që në turin e dytë kualifikues Milsami eliminoi një skuadër shumë të fortë si Ludogorets.

Por për tu bërë skuadra e parë shqiptare që avancon deri në fazën e grupeve të një kompeticioni europian, Skënderbeu në Moldavi duhet të dijë të përballojë edhe mungesat në mbrojtje. Reparti i prapavijës është ai që shqetëson trajnerin Mirel Josa.

Ky fundit në sfidën e parë ndaj Milsamit duhet ti bëjë llogaritë pa 2 nga mbrojtësit kryesore të skuadrës, pasi Tefik Osmani është i dëmtuar ndërsa Renato Arapi është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq që mori në takimin e kthimit ndaj Crusaders.

Nëse në portë Orges Shehi e ka vendin të sigurtë në mbrojtje me shumë mundësi do të jenë Jashanica dhe Abazi dy lojtarët që do të zëvendësojnë Osmanin dhe Arapin respektivisht në qëndër dhe në krahun e majtë të repartit të tërhequr.

Në të djathtë të mbrojtjes ashtu si zakonisht do të luajë Kristi Vangjeli ndërsa kroati Marco Radas do të jetë partneri i Bajram Jashanicës në qëndër. Sipas të gjithave gjasave formacioni i Skënderbeut ndaj Milsamit do të jetë me skemën 4-3-2-1 dhe në treshen e mesfushës do të veprojnë kapiteni Bledi Shkëmbi disi më në qëndër i mbështetur nga Sabien Lilaj dhe Bakary Nimaga që do të rreshtohen përkrah tij.

Bernard Berisha njeriu i momentit te kampionët e Shqipërisë do të luajë në krahun e majtë të mesfushës por si gjithmonë do të ketë më shumë detyra sulmuese ndërsa në të djathtë Liridon Latifi autori i një goli në sfidën e kthimit ndaj Crusaders duket se ka fituar balotazhin me Gerhard Prognin dhe do ta nisë që nga minuta e parë.

Në repartin e avancuar do të jetë i vetëm Hamdi Salihi por në momentin që skuadra sulmon skema e Skënderbeut kthehet nga 4-3-2-1 në 4-3-3 dhe bomberi shkodran do të ketë përkrah Berishën dhe Latifin.

Synimi parësor i Skënderbeut në Moldavi do të jetë të shënojë minimalisht një gol që në fushën kundërshtare ka vlerë dyfish dhe mund ti ndihmonte shumë korcarët për të kaluar me suksesin edhe raundin e tretë kualifikues të Champions League. /supersport/

7 komente në “Skënderbeu kërkon historinë, Josa me probleme në mbrojtje”

  1. england says:

    Mislami eshte si ekip lagjeje,ne ndeshjen qe zhvilloi me Ludogorec e pashe nga kompjuteri live,fusha ishte e rrethuar me pallate me harqe ku njerzit duartrokisnin ekipin e tyre,kishin vetem nje tribune jo te madhe,ne ate ndeshje ishin shume me fat qe edhe pse kishin fituar ne Bullgari 1-0 ne ndeshjen ne Moldavi bullgaret duhet te shenonin te pakten 4-here!Skenderbeu ka shanse reale 90% kualifikimi.

  2. Dak Ulqini says:

    Tifoz i tirones por forca Skenderbeu, e forca shqiptaret ne europe

  3. Vizioner says:

    Forca Skenderbeu!

    Cdo gje eshte e mundur. Shanc me i mire per kualifikim, veshtire te vije prap.

  4. DINAMITI says:

    suksese UJQER

  5. kloss says:

    –YJET E SKENDERBEUT DO TE DIJNE TE PERMBYSIN HISTORINE-e futbollit shqiptar ne Europe-..FAT TE MBARE DHE SUPERFITORE GJIGANDESH –YJEVE– TE SKENDERBEUT NE TAKIMIN ME –‘mallakastren e vogel’ -qe ende nuk di si luhet futbolli modern-…

    1. Opinionisti says:

      Avash avash se jane 2 epoka te ndryshme.
      Te kishte mundesi Tirona dhe Flamurtari me ble lojtare…

  6. golgi says:

    Forca skenderbeu!Do ja kalojme!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje