U damkosem!

31 Korrik 2015, 10:38Sport TEMA


Pas minutës së 52-të goditjes dhe gjakosjes së futbollistit polak Duda gjatë të ndeshjes Kukësi-Legia e Varshavës për turin e tretë të Europa Leagues, gjyqtari zviceran Stephan Klossner vendosi ndërprerjen e ndeshjes, pasi stadiumi “Qemal Stafa” nuk garantonte siguri. Një rast i pa precedent në futbollin shqiptar e jo më në një garë europiane.

Ajo çka ndodhi në stadiumin “Qemal Stafa” është më shumë se një turp, është më shumë se një skandal. Tifozët sonte “vranë” skuadrën e Kukësit, por njëherësh “damkosën” futbollin shqiptar. Shqipëria hyri në listën e huliganizmit të futbollit europian, si një vend, i cili nuk është në gjendje të garantojë zhvillimin normal të një ndeshjeje futbolli.

Askush nuk mund të mund të justifikohet, edhe pse një dikush, një rrugaç dhe i paformuar, sonte na ka turpëruar që të gjithëve, sonte na ka damkosur si huliganë në sytë e të gjithë Europës, me të cilën luftuam aq shumë për të kërkuar drejtësi dhe dënuar dhunën, racizmin dhe huliganizmin e tifozëve serbë.

Sonte, edhe është e rëndë ta pranosh, jemi vënë në një radhë me ta. Jemi njësoj si edhe ata 160 tifozë huliganë të Legias, të njohur për bëmat e tyre në Europë, që edhe në Tiranë ishin të gatshëm për të krijuar incidente jashtë, por edhe në çdo situatë të lojës.

E padrejtë të barabitesh me ta, por damkën e huliganizmit e ka marrë futbolli shqiptar, edhe pse sonte personazh ishte skuadra e Kukësit, e cila tani do të përdoret si shembull i keq në të gjitha tavolinat e futbollit europian.

Sonte nuk është koha për të akuzuar, por për të reflektuar! Që të gjithë, se që të gjithë jemi pjesë e kësaj shoqërie ku jetojmë. Damkën e huliganit nuk besoj se do të ketë ndonjë shqiptar ta mbajë mbi supe.

Ajo lahet, jo duke u justifikuar dhe kërkuar fajin tek të tjerët, por vetëm duke reflektuar. Që nga shteti, politika, FSHF-ja, klubet e futbollit, e deri tek njeriu më i thjeshtë, që kërkon të dëfrehet me futbollin dhe të thotë me krenari: Unë jam shqiptar! /Sporti/

15 komente në “U damkosem!”

  1. Flamur_Vlore says:

    TURP PER ATA QE BEJNE SIKUR NUK I SHIKOJNE FENOMENET TE TILLA TE PERSERITURA PAFUNDESISHT NE KAMPIONATIN SHQIPTAR—-NQS JE DREJTUES APO BORD DREJTUES ME DY STANDARTE SI FSHF NORMALE QE KTO GJERA JANE PAK AKOMA!!!

    1. Creasy says:

      Se kuptoj si ca njerez marrin guximin e thone qe eshte hera e pare qe ndodh kjoFederata ka ik me pushime prej vitesh dhe smerr asnje mas me vite …. Mos harroni qe arbitribdhe ne kete rast skishte moter ….

    2. Loko-Loko says:

      Po e DAMKOS ti o kalemxhi frikacak!
      Kjo qe ndodhi me Kukesin eshte nje e milionta e atyre qe ndodhin cdo jave neper bote!!!

  2. tafili says:

    u jane dukur dhi ne bjeshke skan faj te shkretet .

  3. Kol Tivari says:

    Ik mo pirdhu…sa raste huliganizmi ke çdo vit në futbollin shqiptar…???!!!

  4. edi says:

    Me vjen keq per kete qe ndodhi. Kot nuk i thone: Nje pike boje ndot tere ujin. Dhe kjo pike boje ishin kete “njerez shqiptar”. Mendoj se shteti i ka filmimet dhe duhet ti denoje keta, per te mos denuar tere futbollin shqiptar. NE NUK JEMI HULIGANE, NUK E KEMI NE GJAK NJE GJE TE TILLE. Keta qe prodhuan kete ngjarje, i kane sherbyer dikujt. LE TE DISTANCOHEMI NGA KJO NGJARJE. SHTETI TE GJEJ FAJTORET DHE TI DENOJE MENJEHERE.

  5. z says:

    Artikull idiot. Media e fryu situaten o muter qe bymehu tifozet e legias se rrockes. Mir ja ben ndodh ne gjith perendimin me keq ata sben hic gje. Hani na nje pjat pilaf dhe futni bishtin nen shal e lerini te berit te edukuarin.

  6. taso kume says:

    NUK JEMI HULIGANE POR INJORANTE PA KULTUREN ME ELEMENTARE,DHE SHAJME TE TJERET?.Per idjotlleqet tona tani ri e degjo pordhet e SLLAVEVE BASHKE ME EVGJITET E GREQISE.

  7. shq guximtar says:

    Ore cfare jane keto brockulla qe shkruani si gazetare dhe si shqiptare… a e pate ndeshjen … kush u gjakos ore se pike gjaku nuk pame … kush e hodhi cakmakun apo mos doli nga breket provokacija te lojtarit serb …Kaq mund te them qe dje jemi provokuar dhe vene ne loje nga nje tufe pederastesh Kukesi nuk e meriton te ndershkohet pasi asgje nuk dukej e vertete vecse nje montazh i ndyre sllav dhe ju qe e mbeshtesni nuk jeni gje vecse nje tufe inferioresh qe ofendoni pa te drejte @@@ Bravo tifozerise se Kukesit qe ju tregoi vendin huliganeve bytherruar dhe mos harroni se jemi shqiptare krenare mbi te gjitha. Une jam tifoz i Skenderbeut por dje kam bere tifo me zjarr per Kuksin dhe kuksinate sepse ata nuk do te na lene ne balte ne ndeshjen tone ne Elbasan Arena. Para Skenderbe Kukes dhe Shqiperi o inferiore kafke plasur !!!

  8. Elton says:

    O shqiptaret e rrockes, mos e shani kuksin kot.
    Serbet shan ne korr dhe gjujten me cka paten dhe prap UEFA dont vazhdimin e lojes.
    Ktu per nje cakmak qe sdihet nga erdhi ndalohet loja menjeher.
    Duhet te jemi te bashkuar kunder UEFA dhe platinise se kjo esht sajese per hakmarrje e UEFA dhe serbeve.

  9. xxx says:

    kemi par me keq ne europ ne stadiumet me te famshme edhe ska ndaluar kush ndeshjen

  10. Opinionisti says:

    Ky qe e ka shkruar kete a e ka idene se c’ndodh ne stadiumet shqiptare?!

    Diku ka te drejte. Nuk jane huligane.
    Jane komplet idiote dhe prej tyre njerezve normale iu eshte hequr e drejta te shkojne ne stadiume me femijet e tyre.

  11. england says:

    Kur i ndjeri Roland Trebicka luante ne rolin e Jovan Bregut dhe sajonte letra anonime,kete rol e marrin persiper disa gazetar-uce qe shkruajne dicka por nuk kane kurajo te vendosin emrin ne artikull!Po si more mjerane shqipetare mundoheni ta beni mizen buall!kur dhe ne ndeshje miqesore mund te hidhen cakmake ne fushe (nuk them se eshte mire te behet) dhe kurre nuk ka ndodhur nderpreje e lojes,dhe jo me pezullim i saj,ndersa ne ndeshjen e djeshme per nje gjest te tille i kryer ndoshta nga dikush qe as qe e ka menduar se cakmaku do shkoje ne koken e lojtarit,dhe se prej kesaj do nderpritej loja,dhe akoma se prej ketij veprimi Kuksi ndoshta do ndeshkohet rende,dhe me teper se prej ketij veprimi perfitojne disa gazetare te marrin ndonje lek duke shkruajtur artikuj te tille,ne nje kohe qe ekipi i Legias ishin gati te vazhdonin lijen,por gjyqtaret e takimit zvicerani me paragjykime ndaj shqiptareve (mendimi im) nuk hezitoi aspak ta nderpriste takimin,une nuk e di nese dicka e tille te kish ndodhur ne takimin e djeshem pershembull te West Ham kunder Astrias,dhe gjyqtari te nderpriste ndeshjen,se dikush hedh nje cakmak ne fushe dhe per fat te keq bie mbi koken e nje futbollisti!Sigurisht qe ne jemi te penalizuar pa filluar ndeshjet pasi jemi “peshk i vogel” por te shohesh ndeshjen dhe te shkruash te tille shkrim,qofsh ti qe je o anonim gazetar,se ne mund te presim gjithcka nga zviceranet,anglezet apo dhe gjermanet te ndeshkohemi prej tyre,por qe vete shqiptaret te na ndeshkojne me artikuj pacavure te tille,kjo eshte e pa pranueshme.

  12. jugu says:

    per ca u damkose ti ore po tifozet e polonise edhe ne rruget e anglise kendonin kenge pro ira benin sherre kudo ku kane shkuar njihen per hunigalizem futu shikoji videot ne youtoube…
    per nje cakmak u be nami kush tha qe se nxorri nga breket cakmakun edhe koken e kishte gati pak te care kur ra ne shesh e kruajti koken dhe doli pak gjak cdo gje eshte mundur
    po ne serbi lojtarve shqiptar hengren shkopa gome karrige edhe EUROPA E CIVLIZUAR THA NUK KISHTE DHUNE EDHE RRACIZEM hajt qihueni me gjithe europen se ska europe po vetem shtete europiane

    njerez inferior po keta mut tifozesh polonez qe i shkerdheu gjermani e rusi bashke nuk ka ndeshje mos te nxjerrin parrulen kosova eshte serbi pa lidhje se nuk jane as serb
    kete parrulle me shume e nxjerr polonia se sa serbi vete

    1. Indrit says:

      Sic e shikon ben krahasime me llumin e tifozerise. Fakti qe krahason llumin e tifozerise europiane me keta kokepalaret tane, tregon qarte nivelin e tifozerise sone.

      Personalisht do e kisha gjet dhe arrestuar personin qe qelloi lojatrin Polak, apo edhe ata qe bejne trazira ne ndeshtjet e kampionatit tone. Gjoben e UEFA’s do ta perketheja ne dite burg, per cdo $100, do bej 1 dite burg me pune te detyruar ai debili qe qelloi lojtarin Polak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje